Malishevë, shënohet viti i shtatë që nuk ka vdekje nga rriqrat

Malishevë, shënohet viti i shtatë që nuk ka vdekje nga rriqrat

Tani e 7 vite nuk ka pasur raste me fatalitet nga pickimi i rriqrave që shkaktojnë ethe hemorragjike. Komuna e Malishevës e cila njihet si vatër e kontaminuar me ethe hemorragjike ka të rrezikuar 46 fshatra nga pickimi i rriqrave. Projekti i Ministrisë së Bujqesisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural parasheh për çdo vit të trajtojë […]

Komuna e Malishevës e cila njihet si vatër e kontaminuar me ethe hemorragjike ka të rrezikuar 46 fshatra nga pickimi i rriqrave.

Projekti i Ministrisë së Bujqesisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural parasheh për çdo vit të trajtojë 18 deri 20 fshatra apo 4000 hektarë dezinsektim në vendet me prioritet në Komunën e Malishevës.

Në kuadër të projektit për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së etheve hemorragjike “Zona Park” po vazhdon të trajtojë këto zona endemike me stafë profesional të përbërë nga gjithsejtë 35 punonjës të pajisur me teknologjinë e fjalës së fundit me të cilat po tregohet rezultat i lartë në lokalizimin dhe mbajtjen në kontroll të etheve hemorragjike.

Për çdo vit në Komunën e Malishevës zbatohet strategjia nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike kime kongo (EHKK), me ç ‘rast bëhet dezinsektimi i zonave endemike. Të gjitha aktivitetet realizohen në bashkërendim mes Komunës së Malishevës dhe Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe ministrive përgjegjëse.

Dezinsektimi në këto vatra është shumë domethënës për banorët, ngase mundësohet zvogëlimi i mundësive për infektim nga sëmundja e etheve hemorragjike krime kongo, i cili përcillet përmes rriqrave.

Që nga paslufta në Komunën e Malishevës si pasojë e prezencës së rriqrave janë prekur një numër i madh i banorëve, ndërsa deri në vitin 2013 kanë humbur jetën 18 qytetarë.

Prandaj, dezinfektimi në këto zona vazhdon të vlerësohet shumë i rëndësishëm, pasi nga viti 2013 e deri më tani si rezultat i këtij procesi nuk ka pasur asnjë rast të vdekjeve apo raste me infeksion nga EHKK.

Kontribut të madh në këtë drejtim ka dhënë edhe profesionalizmi i lartë i kompanisë për dezinsektim nga Prizreni, “Zona Park”, e cila me ekipet e saj të dezinfektimit kanë parandaluar përhapjen e etheve hemorragjike, duke minimizuar njëkohësisht edhe përhapjen nëpër vatra tjera përreth.

Të ngjashme
Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

Vdekja tragjike e të riut në vendin e punës në Prizren, Policia: Së paku një person u ndalua për 48 orë

Vdekja tragjike e të riut në vendin e punës në Prizren, Policia: Së paku një person u ndalua për 48 orë

Vance thotë se Irani është pajtuar që ta lejojë kthimin e inspektorëve bërthamorë në territorin e vet

Vance thotë se Irani është pajtuar që ta lejojë kthimin e inspektorëve bërthamorë në territorin e vet