Mandatar i ri për formimin e qeverisë apo zgjedhje, Osmani i ka edhe 2 ditë afat

Mandatar i ri për formimin e qeverisë apo zgjedhje, Osmani i ka edhe 2 ditë afat

Edhe dy ditë i kanë mbetur presidentes Osmani që ta caktojë rrugën që do të ndiqet tutje- një përpjekje tjetër për formimin e qeverisë apo zgjedhje. Të premten Osmani mblodhi liderët politikë për të diskutuar se çka më tutje, pas dështimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti që ta formojë qeverinë. Pas takimit, liderët e […]

Të premten Osmani mblodhi liderët politikë për të diskutuar se çka më tutje, pas dështimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti që ta formojë qeverinë.

Pas takimit, liderët e ish opozitës u deklaruan për zgjedhje, ndërsa Kurti nuk foli para gazetarëve.

Mirëpo Osmani tha se Kurti i ka kërkuar Osmanit një takim tjetër para se të mbarojë afati i 5 nëntorit.

“Kryetari i Vetëvendosjes ka kërkuar që të më takoj edhe njëherë para se të më skadojë afati 10-ditor që është përcaktim i mandatarit të dytë dhe pas konsultimeve që i ka brenda partisë politike që i përfaqëson, nëse do të vijë me propozim apo jo është çështje e tyre, mirëpo ne kemi detyrim kushtetues që t’i respektojmë ato afate”, tha Osmani.

Osmani e bëri të ditur që nuk mund ta mandatojë sërish Kurtin, duke u thirrur në konstatimet e aktgjykimeve kushtetuese, por të cilat i duken të “palogjikshme”.

Ajo shtoi se do të bëjë çmos që t’i evitojë zgjedhjet.

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, tha se në takim u bë e qartë që askush nuk mund të krijojë shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë.

“Ai në mënyrë të kundërligjshme sipas Gjykatës Supreme është duke vazhduar të jetë në zyrën e kryeministrit dhe është duke marrë vendime të cilat nuk janë në pajtim me ligjin dhe konsideroj se vetëm zgjatja e kësaj situate është arsyeja themelore sepse është e qartë se as në ëndrrat e tij më të mira ai nuk mundet me bo shumicën”, tha Krasniqi.

Ndërsa, i pari i LDK’së., Lumir Abdixhiku, tha se mbajtja e zgjedhjeve sa më parë shmang krizat eventuale me të cilat potencialisht mund të përballet Kosova.

“Tani i takon presidentes deri më datë 5 të përcaktojë se a ka shumicë a nuk ka shumicë. Patë edhe pretendime nga kryetari i LVV-së që ndoshta duhet provu edhe njëherë por shumica e partive politike që e përbëjnë shumicën shqiptare 52 deputetë ishin të qartë duke deklaruar se nuk ka shumicë”, deklaroi ai.

E kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, përmendi data për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Nëse  z. Kurti nuk do të kërkonte disa ditë deri më 5, presidentja ka mujt sot me marrë vendim, do të ishte e mundshme 1 dhjetorit, meqë po vonohet deri më 5 atëherë data e parë e mundshme është 7 dhjetor. Data e dytë do të jetë 14, por prapëseprapë presidentja duhet me i respektu afatet kushtetuese”, tha ai.

Kurti në seancën e 26 tetorit nuk arriti t’i marrë 61 votat që janë minimalja e detyrueshme për të marrë timonin e ekzekutivit./Periskopi/

Të ngjashme
NATO: Zvogëlimi i trupave në Kosovë s’prek marrëveshjet ekzistuese, përfshirë atë për dërgimin e FSK-së në Veri

NATO: Zvogëlimi i trupave në Kosovë s’prek marrëveshjet ekzistuese, përfshirë atë për dërgimin e FSK-së në Veri

FIFA e ‘dëgjon’ Tuchelin, ndryshon procedurën para fillimit të ndeshjes

FIFA e ‘dëgjon’ Tuchelin, ndryshon procedurën para fillimit të ndeshjes

Policia nis hetimet për fletëvotimet në veri ku u përdorën shenja

Policia nis hetimet për fletëvotimet në veri ku u përdorën shenja

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim

Dogana e Kosovës sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana e Kosovës sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Maliqi: Presidenti s’duhet të jetë noter i Kurtit, Hamzës ose Abdixhikut, por një personalitet me integritet – ka të tillë

Maliqi: Presidenti s’duhet të jetë noter i Kurtit, Hamzës ose Abdixhikut, por një personalitet me integritet – ka të tillë

Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit për kalim të anijeve

Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit për kalim të anijeve

Oda e Infermierëve rrit tarifën e anëtarësimit, infermierët shprehin pakënaqësi

Oda e Infermierëve rrit tarifën e anëtarësimit, infermierët shprehin pakënaqësi

E rëndë në Tale të Lezhës, mbyten në det dy të mitura

E rëndë në Tale të Lezhës, mbyten në det dy të mitura

“Bullizove Ramën”, Albatros Rexhaj përplaset me gazetaren e Top Channel, ajo i thotë: Ik tani nga emisioni

“Bullizove Ramën”, Albatros Rexhaj përplaset me gazetaren e Top Channel, ajo i thotë: Ik tani nga emisioni

Punëtorët teknikë të shkollave fillore në Prishtinë rikthehen në grevë nga 22 qershori

Punëtorët teknikë të shkollave fillore në Prishtinë rikthehen në grevë nga 22 qershori

Nga refugjat lufte në yll të futbollit, historia emocionuese e Antonio Rudigerit gjatë Botërorit

Nga refugjat lufte në yll të futbollit, historia emocionuese e Antonio Rudigerit gjatë Botërorit

Dogana zbulon dy raste me drogë në Vërmicë

Dogana zbulon dy raste me drogë në Vërmicë