“Manovrime politike”: Moscertifikimi i Listës Serbe, vjen reagimi i ambasadës gjermane

“Manovrime politike”: Moscertifikimi i Listës Serbe, vjen reagimi i ambasadës gjermane

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, ka kritikuar refuzimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të zgjedhjeve për certifikimin e Listës Serbe. Në një postim në rrjetin social “Bluesky”, ka shkruar se procesi zgjedhor duhet të jetë i lirë nga manovrimet politike që bëhet nga akterët politikë. “Më vjen keq për sjelljen penguese të disa anëtarëve […]

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, ka kritikuar refuzimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të zgjedhjeve për certifikimin e Listës Serbe.

Në një postim në rrjetin social “Bluesky”, ka shkruar se procesi zgjedhor duhet të jetë i lirë nga manovrimet politike që bëhet nga akterët politikë.

“Më vjen keq për sjelljen penguese të disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në refuzimin për të certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike nga aktorët politikë”, ka shkruar ai, përcjell Periskopi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës – për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, i mori vetëm 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime gjatë një mbledhjeje të KQZ-së të martën pasdite.

Përpjekjet e kaluara për t’ia ndaluar pjesëmarrjen në zgjedhje kësaj partie ishin kundërshtuar ashpër nga bashkësia ndërkombëtare.

Lista Serbe mund të ankohet ndaj këtij vendimi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ishin zëshëm kundër certifikimit të kësaj partie dhe ishin të vetmit që votuan kundër.

Anëtarët e partive të tjera politike shqiptare në KQZ abstenuan nga votimi.

Kjo është hera e tretë që KQZ-ja nuk e certifikon fillimisht këtë parti, pasi ngjashëm veproi edhe për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit dhe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në të dyja rastet e mëhershme PZAP-ja e kishte rrëzuar vendimin e KQZ-së.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lista Serbe i fitoi 9 prej 10 ulëseve të garantuara për pakicën serbe në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, ajo i fitoi të gjitha 10 komunat me shumicë serbe në zgjedhjet lokale të tetorit, duke u rikthyer në pushtet pasi i kishte braktisur institucionet e Kosovës më 2022.

 

Të ngjashme
Numërohen mbi 35% e votave me postë, VV 68.54% – LDK shume para PDK-së

Numërohen mbi 35% e votave me postë, VV 68.54% – LDK shume para PDK-së

Përparim Rama sqaron kahjet e dy rrugëve të rëndësishme të kryeqytetit, ndryshimet në fuqi nga sot

Përparim Rama sqaron kahjet e dy rrugëve të rëndësishme të kryeqytetit, ndryshimet në fuqi nga sot

Fushë-Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave, Prebreza thotë se ‘‘problemi do zgjidhet shumë shpejt’’

Fushë-Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave, Prebreza thotë se ‘‘problemi do zgjidhet shumë shpejt’’

Skandal në Botëror/ Yjet e Turqisë kapen duke tymosur në ballkonin e hotelit, shpërthen “stuhia” në rrjet

Skandal në Botëror/ Yjet e Turqisë kapen duke tymosur në ballkonin e hotelit, shpërthen “stuhia” në rrjet

10 vendvotime të panumëruara në Prishtinë – Kush po dominon me votat për deputetë?

10 vendvotime të panumëruara në Prishtinë – Kush po dominon me votat për deputetë?

Mbetën në det të hapur, Policia e Himarës u shkon në ndihmë pesë turistëve të huaj

Mbetën në det të hapur, Policia e Himarës u shkon në ndihmë pesë turistëve të huaj

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Video : Këshilltari i Kurtit i bashkohet protestës, shtohen dyshimet se kush po e orienton kauzën e 'Zvërnecit'

Video : Këshilltari i Kurtit i bashkohet protestës, shtohen dyshimet se kush po e orienton kauzën e 'Zvërnecit'

Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, këto janë rezultatet

Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, këto janë rezultatet

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Afër 1900 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për mbi dhjetëra aksidente e 13 të arrestuar

Afër 1900 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për mbi dhjetëra aksidente e 13 të arrestuar

Numërohen 12 vendvotime të votave me postë – ky është rezultati

Numërohen 12 vendvotime të votave me postë – ky është rezultati

Italia kundërshton zvogëlimin e KFOR’it në Kosovë: Misioni është i domosdoshëm për stabilitetin e Ballkanit

Italia kundërshton zvogëlimin e KFOR’it në Kosovë: Misioni është i domosdoshëm për stabilitetin e Ballkanit