Martesat e seksit të njëjtë: Kurti thotë se Kodi rregullon veç bashkëjetesën

Martesat e seksit të njëjtë: Kurti thotë se Kodi rregullon veç bashkëjetesën

Kryeministri Albin Kurti, tha fjalën e vet në Kuvend, lidhur me Ligjin e veçantë që parasheh martesat mes seksit të njëjtë. Kurti tha se në Kodin Civil nuk parashihet një gjë e tillë, por se parasheh procedurat për një Ligj të veçantë. Fjala e kryeministrit Kurti për këtë pjesë: “Risi është ndalimi i martesave të […]

Kryeministri Albin Kurti, tha fjalën e vet në Kuvend, lidhur me Ligjin e veçantë që parasheh martesat mes seksit të njëjtë.

Kurti tha se në Kodin Civil nuk parashihet një gjë e tillë, por se parasheh procedurat për një Ligj të veçantë.

Fjala e kryeministrit Kurti për këtë pjesë:

“Risi është ndalimi i martesave të hershme. Ky rregullim është në pajtueshmëri të plotë me standardet ndërkombëtare. Mosha e martesës rritet në 18 vjec.

Pikë me rëndësi që ka pasur keqkuptime, Regjistrimi i bashkësive sicile të personave me seks të njëjtë.

Në fund të fundit, të drejtat e njeriut janë të drejta të të gjithë njerëzve, të çdo personi sepse secili njeri është krijesë e zotit dhe e natyrës. Këtë e thotë edhe Kushtetuta jonë dhe praktikat e Gjykatës së të drejtave të njeriut.

Te regjistrimi i bashkësive civile i personave me seks të njëjtë, te neni 1138 parashihet mundësia që këta persona të regjistrohen si bashkësi civile.

Kodi nuk rregullon kushtet dhe procedurën për këtë institute të ri, por në mënyrë affirmative ka përcaktuar që në të ardhmen të mund të rregullohet me Ligj të vecantë.

Kjo është në pajtueshmëri me Kushtetutën, që nuk lejon asnjë lloj diskriminimi, përfshirë atë në bazë të gjinisë.

Kodi nuk rregullon martesat mes personave me seks të njëjtë.  Kjo dallon me bashkësinë e regjistruar civile, pasi kjo mundëson vetëm bashkëjetesën dhe jo format tjera të funksionit familjarë”./Periskopi

 

Të ngjashme
Çfarë dihet deri tani? Viktima në fluturimin Zvicër–Kosovë dyshohet të jetë 34-vjeçar

Çfarë dihet deri tani? Viktima në fluturimin Zvicër–Kosovë dyshohet të jetë 34-vjeçar

LVV distancohet nga Xhevrie Ademi që e ofendoi Rifat Jasharin: Nuk përfaqëson qëndrimet tona

LVV distancohet nga Xhevrie Ademi që e ofendoi Rifat Jasharin: Nuk përfaqëson qëndrimet tona

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë