Martesat e seksit të njejtë, Selmanaj akuzon Qeverinë Kurti për mungesë të guximit në vendimmarrje

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur punimet ku një ndër pikat e ditës është edhe Kodi Civil, shkruan Gazeta Periskopi. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë guximi lidhur me miratimin e Kodit Civil ku trajtohet edhe tema e martesave me seks të njejtë. Selmanja ka thënë […]
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë guximi lidhur me miratimin e Kodit Civil ku trajtohet edhe tema e martesave me seks të njejtë.
Selmanja ka thënë se Qeveria ka hezitim për trajtim më specifik të kësaj materies që është prezentuar në Kuvend.
“Sikur keni pasru një hezitim nga Qreveri për të hyrë më shumë në këtë materi”, ka thënë Selmanaj.
Tutje, Selmanaj, ka thënë se duhet guxim për të thënë atë që e mendon dhe për të thyer steriotipe gjinore. I pari në këtë pikë duhet të jetë kryeministri i Kosovës.
“Për të thyer steriotipe duhet guxim. Na duhet guxim dhe ti themi të gjitha ato që mendojmë”.
“I pari duhet të jetë kryeministri”, ka thënë Selmanja. /PERIKSOPI












