Martin Berishaj mori para nga biznesmeni i lidhur me biznesmenë dhe politikanë serbë

Martin Berishaj mori para nga biznesmeni i lidhur me biznesmenë dhe politikanë serbë

Transferimi i mbi 1 milion 470 mijë euro në llogarinë e Martin Berishajt nga një kompani me zyrë në Beograd, firma GEN, ka shokuar opinionin kosovar. Pushtetarët me muaj të tërë janë munduar që ambasadorit Berishaj t’ia heqin Beogradin nga gama e mëkateve të tij milionëshe. Këtë e kanë bërë duke pretenduar se “GEN Beograd” […]

Transferimi i mbi 1 milion 470 mijë euro në llogarinë e Martin Berishajt nga një kompani me zyrë në Beograd, firma GEN, ka shokuar opinionin kosovar.

Pushtetarët me muaj të tërë janë munduar që ambasadorit Berishaj t’ia heqin Beogradin nga gama e mëkateve të tij milionëshe.

Këtë e kanë bërë duke pretenduar se “GEN Beograd” është vetëm një degë e “GEN Slovenia” dhe si rrjedhojë Berishaj nuk është i përfshirë direkt në pazare me Beogradin.

“I përlyer vetëm me sllovenët”, është narracioni që pushtetarët janë përpjekur që ta shtyjnë përpara.

Mirëpo, kjo strategji e qeveritarët duket se është e destinuar që të dështoj. Martin Berishaj ka edhe përzierje tjera me Beogradin.

Lidhjet e tij përfshijnë edhe një biznesmen kosovar kontrovers që është i përfshirë në raporte biznesore me politikan të njohur serb. Bëhet fjalë për Tapi Sadikajn, i cili në takimet me ta ka përmendur edhe njohje të tij me biznesmenë rusë.

Berishaj nuk ka vetëm afërsi shoqërore me të. Por, njëjtë sikurse nga “GEN Beograd”, ambasadori Berishaj ka pranuar para në llogarinë e tij nga ky biznesmen kontravers.

Detajet e transaksioneve Sadikaj-Berishaj

Taip Sadikaj, biznesmeni i njohur kosovar që drejton Savinja Skupina, më 5 shkurt të vitit 2016 i kishte transferuar 36 mijë euro në llogarinë MB Consulting, pronë e tash ambasadorit Martin Berishaj, raporton Gazeta Insajderi.

Paratë ishin transferuar nga xhirollogaria e kompanisë Savinja Skupina, dega në Kosovë, e cila sipas të dhënave publike në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, ishte regjistruar vetëm një muaj para se 36 mijë euro të transferoheshin drejt MB Consulting.

Në dokumentet bankare që që posedon Gazeta Insajderi nuk ka përshkrim të detajuar se për çfarë Sadikaj i ka transferuar këto para te Berishaj.
Sipërmarrësit nga Dragashi, Sadikajt është pyetur mbi arsyjet e transferimit të 36 mijë eurove tek biznesi i Berishajt, por i njëjti nuk ka kthyer deri tash përgjigje.

Përgjigje nuk ka kthyer as kur është pyetur mbi lidhjet e tij me tash ambasadorin kosovar në Zagreb.

Lidhjet e Taip Sadikajt me biznesmenë dhe politikanë serbë

Më 2018, portali serb “Alo”, kishte botuar një shkrim ku zbardhte lidhjet e Taip Sadikajt me biznesmenët serbë.

Në artikullin e publikuar më 21 maj, flitej për një takim që Sadikaj kishte zhvilluar me ish-guvernatorin e NBS, Mllagjan Dinkiq dhe kryetarin nderi të SPS, Milutin Mrkonjiq.

Sadikaj ishte takuar me dy sipërmarrësit serbë Dinkiq dhe Mrkonjiq për t’u kontraktuar rreth ndërtimit të qendrave tregtare në Kosovë nga investitorë rusë, sipas shkrimit të “Alo”.

Gjatë bisedave, siç raportonte gazeta serbe, ata përmenden gjithashtu disa biznesmenë rusë.

Gjithmonë sipas gazetës serbe, Dinkiq, i cili ka pasur edhe rolin e anëtarit të bordit të drejtorëve në bankën ruse “Sber Bank”, kishte shprehur interesimin për bashkëpunim me biznesmenin Sadikaj, por ai kishte shprehur frikën nga reagimi që do të hasin në familjet e fuqishme shqiptare që mbajnë qendra tregtare në Kosovë.

Sadikaj e kishte ftuar Dinkiqin në Kosovë për të parë vetë dhe për t’u takuar me biznesmenët shqiptarë, siç thoshte gazeta serbe.

Përveç ndërtimit të qendrave tregtare në Kosovë, pjesë e diskutimit ishin edhe projektet e ndërtimit të banesave në Slloveni, atje ku Sadikaj po ashtu operon me bizneset e tij.

Në këtë pikë biznesmeni Sadikaj kishte përmendur edhe lidhjet e ngushta politike dhe jo vetëm që Kosova ka me Slloveninë.

Madje kishte theksuar se ai ka marrë ndihmë nga shërbimet sekrete sllovene.

Taip Sadikaj, Mllagjan Dinkiq, Milutin Mrkonjiq

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?