MAShT nuk e përmend shaminë, por njofton: Çdo fëmijë do të jetë në bankat shkollore

MAShT nuk e përmend shaminë, por njofton: Çdo fëmijë do të jetë në bankat shkollore

Ministria e Arsimit, nëpërmjet një njoftimi publikuar së fundmi, ua ka dhënë një përgjigje kërkuesve të ndryshimit të Udhëzimit administrativ për bartjen e shamisë në shkolla. Megjithëse kjo çështje nuk përmendet konkretisht, Ministria ka dy paragrafe ku mund të konsiderohet megjithatë si një përgjigje tërthorazi për kërkesën e fundit lidhur me Udhëzimin Administrativ. “E drejta […]

Ministria e Arsimit, nëpërmjet një njoftimi publikuar së fundmi, ua ka dhënë një përgjigje kërkuesve të ndryshimit të Udhëzimit administrativ për bartjen e shamisë në shkolla.

Megjithëse kjo çështje nuk përmendet konkretisht, Ministria ka dy paragrafe ku mund të konsiderohet megjithatë si një përgjigje tërthorazi për kërkesën e fundit lidhur me Udhëzimin Administrativ.

“E drejta për shkollim është e garantuar me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar, andaj konform përgjegjësive që kemi, do t’i përmbushim të gjitha obligimet ligjore dhe të sigurohemi që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore.

Ministria e Arsimit do të angazhohet në avancimin e sistemit arsimor dhe krijimin e një mjedisi të sigurt, të favorshëm dhe mbështetës për të gjithë ku askush nuk ndihet i përjashtuar dhe cenuar”, thuhet në njoftim, përcjell Periskopi.

Njoftimi i plotë i Ministrisë:

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe udhëheqësit e shkollave është duke i bërë përgatitjet e duhura që viti i ri shkollor 2022/2023 të nis sipas planit të paraparë.

Krahas investimeve për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, MASHTI është duke i trajtuar me kujdes aspektet ligjore dhe rregullimin e çështjeve të rëndësishme në mënyrën më të mirë të mundshme.

E drejta për shkollim është e garantuar me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar, andaj konform përgjegjësive që kemi, do t’i përmbushim të gjitha obligimet ligjore dhe të sigurohemi që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore.

Ministria e Arsimit do të angazhohet në avancimin e sistemit arsimor dhe krijimin e një mjedisi të sigurt, të favorshëm dhe mbështetës për të gjithë ku askush nuk ndihet i përjashtuar dhe cenuar.

Ju njoftojmë se tashmë jemi në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor dhe presim që procesi mësimor të nis sipas planifikimeve.

Ju dëshirojmë pushime të mira dhe vit të mbarë shkollor!

Të ngjashme
I plagosuri nga të shtënat në Prishtinë jashtë rrezikut për jetë

I plagosuri nga të shtënat në Prishtinë jashtë rrezikut për jetë

Fjala e Vitit 2026 për të Rinjtë: Çfarë do të thotë “67” dhe “Schere”?

Fjala e Vitit 2026 për të Rinjtë: Çfarë do të thotë “67” dhe “Schere”?

Evropa paralajmëron për një gusht “më të ngrohtë se normalja”, çfarë po shkakton temperatura të larta?

Evropa paralajmëron për një gusht “më të ngrohtë se normalja”, çfarë po shkakton temperatura të larta?

Këta janë dy serbët e arrestuar për krime lufte në Kosovë

Këta janë dy serbët e arrestuar për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale njofton se ka urdhëruar ndalimin e dy serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale njofton se ka urdhëruar ndalimin e dy serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, të dyshuar dy vëllezër

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, të dyshuar dy vëllezër

Zyrtare: Zinedine Zidane është trajneri i ri i Kombëtares së Francës

Zyrtare: Zinedine Zidane është trajneri i ri i Kombëtares së Francës

​Zelensky mbërrin në SHBA, pritet të takohet me Trumpin

​Zelensky mbërrin në SHBA, pritet të takohet me Trumpin

Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut shqiptar?

Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut shqiptar?

Aksion në Vushtrri – sekuestrohen pesë vetura të importuara nga Koreja e Jugut

Aksion në Vushtrri – sekuestrohen pesë vetura të importuara nga Koreja e Jugut

Kosova nuk ka më kontrata lobimi në SHBA: Ekspertët tregojnë se çfarë do të thotë kjo

Kosova nuk ka më kontrata lobimi në SHBA: Ekspertët tregojnë se çfarë do të thotë kjo

Paolo Maldini dhe Leonardo largohen nga Federata Italiane e Futbollit vetëm 16 ditë pas emërimit

Paolo Maldini dhe Leonardo largohen nga Federata Italiane e Futbollit vetëm 16 ditë pas emërimit

Dy policë dhe tre qytetarë të lënduar nga një aksident në Gurrakoc

Dy policë dhe tre qytetarë të lënduar nga një aksident në Gurrakoc