Matoshi flet për bisedimet AKR-LDK, si mund të ndodh koalicioni mes tyre dhe kur pritet

Matoshi flet për bisedimet AKR-LDK, si mund të ndodh koalicioni mes tyre dhe kur pritet

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re pritet që së shpejti të zyrtarizojnë koalicionin parazgjedhor, qoftë atë formal apo edhe veç garimin përmes një liste të përbashkët zgjedhore. Nënkryetari i AKR’së, Fatmir Matoshi në një intervistë për Periskopin ka treguar detaje të bisedimeve mes Isa Mustafës dhe Behgjet Pacollit. Matoshi ka thënë se […]

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re pritet që së shpejti të zyrtarizojnë koalicionin parazgjedhor, qoftë atë formal apo edhe veç garimin përmes një liste të përbashkët zgjedhore. Nënkryetari i AKR’së, Fatmir Matoshi në një intervistë për Periskopin ka treguar detaje të bisedimeve mes Isa Mustafës dhe Behgjet Pacollit.

Matoshi ka thënë se AKR e LDK tashmë kanë vendosur të shkojnë bashkë në zgjedhjet e 14 shkurtit, por në çfarë forme, pritet të shihet në vazhdim.

Sa deputetë mund të futen në listë zgjedhore të LDK’së dhe a do të bënte AKR koalicion edhe me ndonjë parti tjetër, mësojeni  më poshtë.

Intervista e plotë:

 Periskopi: Po flitet për bisedimet mes AKR’së dhe LDK’së për koalicion parazgjedhor. Cila është e vërteta prej kësaj?

Fatmir Matoshi: Kryetarët e të dyja partive ka ditë që janë t’u negociu për koalicione për marrëveshje parzgjedhore. Ajo që muj me thanë është që në parim ne jemi marrë vesh që me garu me LDK’në bashkë në këto zgjedhje. Për format, mënyra edhe a do të jemi koalicion apo vetëm pjesë e listës së LDK’së, ka hala diskutime. Por besoj që deri të hënën definohet dhe dihet saktë’’.

Periskopi: Sipas jush, më shumë gjasa ka të ndodh koalicioni, apo vetëm garimi me një listë të përbashkët?

Fatmir Matoshi: Ky në parim është koalicion qyshdo që të ndodhë. Një gjë është e qartë se nuk jemi duke u shkrirë në LDK. Por tash do të duhet ta vlerësojmë se si do të jetë më funksionale dhe më mirë. Pra a të lidhet taman një koalicion LDK-AKR apo nëse e bëjmë një marrëveshje ku garojmë me listë të tyre. Këto janë tema që po diskutohen ende dhe nuk e di qysh kanë me vendos më përpara.

Periskopi: Sot pas mbledhjes së kryesisë, nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri deklaroi se nuk do të jetë një koalicion formal siç jemi mësuar të shohim por që gjasat janë që emra të AKR’së të inkorporohen në një listë të përbashkët. Si e komentoni?

Fatmir Matoshi: Ajo është vetëm njëra prej mundësive. Por ajo që ne e kemi diskutu dhe zhvillu në parti është se ekziston një gatishmëri e strukturave tona me garu bashkë me LDK’në në këto zgjedhje. Ne kemi oferta edhe prej partive të tjera për koalicion, por disponimi është që të garojmë bashkë me LDK’në. Gjithsesi, njerëz të AKR’së do të jenë në garë bashkë me Lidhjen Demokratike. Megjithatë, ka diskutime.

Periskopi: A është përcaktuar numri dhe emrat e njerëzve të AKR’së që do të mund të jenë në listë zgjedhore të përbashkët me LDK’në?

Fatmir Matoshi: Emrat ende jo. Ndërsa numri do të sillet diku 10 kandidatë besoj. Nuk është definitive as kjo. Por emrat s’dihen të gjithë  ende, vetëm një pjesë.

Periskopi: Përpos LDK’së, a ka synime AKR që të bisedojë për koalicione parazgjedhore apo paszgjedhore me parti të tjera?

Fatmir Matoshi: Jo, ne kemi pasë ofertë prej PDK’së, kemi pasë oferta të tjera. Por disponimi brenda AKR’së është që me garu bashkë me LDK’në. Kryetarët janë t’u fol edhe sot, kështu që besoj nesër eventualisht të hënën do të vendoset kjo pjesë.

Intervistoi: K.Misini

 

 

Të ngjashme
“Specialja s’e përjashton mundësinë e një shtyrjeje tjetër të vendimit për ish-krerët e UÇK-së”

“Specialja s’e përjashton mundësinë e një shtyrjeje tjetër të vendimit për ish-krerët e UÇK-së”

Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë