Matoshi i kërkon dorëheqjen Gërvalla Schwarzit: Praktikante që po e dëmton imazhin e shtetit

Matoshi i kërkon dorëheqjen Gërvalla Schwarzit: Praktikante që po e dëmton imazhin e shtetit

Donika Gërvalla-Schwarz që nga emërimi si ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka qenë cak i kritikave në opinionin publik lidhur me lëshimet dhe gafat që ka bërë ajo dhe ministria që e udhëheq. Më i fundit rast, ishte të hënën, kur gjatë takimit me Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak […]

Më i fundit rast, ishte të hënën, kur gjatë takimit me Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA’ve, Matthew Palmer, mungoi flamuri i Amerikës.

E ky lëshim i ministres Gërvalla po shihet si skandal protokolar-diplomatik.

Opinionisti, Halil Matoshi në një prononcim për Periskopin ka thënë se mos-vendosja e flamurit të SHBA’së në takimin e djeshëm është skandal diplomatik i një ministreje ‘praktikante’ në punë shteti.

Matoshi për Periskopin theksoi se meqë Kosova është ‘krijesë e Amerikës’ do të shpëtojë pa u qortuar.

“Natyrisht se ky është skandal protokolar-diplomatik i një ministreshe “praktikante” në punë shteti dhe fati i mirë është që amerikanët nuk e qortojnë krijesën e vet: Republikën e Kosovës. Përndryshe ky akt nuk do të lihej pa u komentu nga Shtëpia e Bardhë.”, ka thënë ai.

Tutje sipas Matoshit, Kosova po dëmtohet nga përfaqësimi si shefe e diplomacisë nga Gërvalla. Bile ai ka kërkuar edhe dorëheqjen e saj dhe nga ministrja Gërvalla-Schwarz nuk pritet njohje të reja

“Ministrja e Mërgatës, as nuk po di vet as nuk di se kush di, por thjesht e ka zënë vendin e pametituem, dhe e ka blloku MPJ-në. Më e mira që ajo mundet të bëjë është dorëheqja, ose sëpaku mos të shfaqet fare në publik. Fjalime skandaloze, mosnjohje e anglishtes, e padijshme në marrdhënie ndërkombëtare e pa sens diplomatik (pa Raison d’Etat) dhe me shërbim të jashtëm të kolaptuem, Ministrja Donika Gërvalla po e dëmton imazhin e shtetit tonë.”

“Për njohje të reja ajo as që di kah t’ia mësyjë!? E humbur në përkthim dhe e ngritur në spiralen e paaftësisë, ajo nuk përfaqëson ndryshim, por është e nivelit të shoferave të veshur me petkun diplomatik!”, theksoi ai.

Ndryshe ditë më parë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e bëri edhe një huqje tjetër. Kjo ministri, tentoi t’i reagonte sjelljeve të Bjellorusisë pas arrestimi të një gazetari atje, por ky reagim doli tejet qesharak.

Reagimi kishte gabime gjuhësore por edhe nga përmbajtja ishte skandaloz pasi MPJ e Kosovës i kërkonte SHBA’ve, NATO’s dhe BE’së të reagonin duke shprehur gatishmërinë e Kosovës për ndihmë sikur të ishte Kosova super-fuqi botërore.

Gërvalla-Schwarz deri më tani nuk ka komentuar mbi mungesën e flamurit të SHBA në takim ndërsa Periskopi ka dërguar pyetje në adresë të MPJD lidhur me këtë lëshim./Periskopi/

Ministrja Gërvalla nuk e vendosë flamurin amerikan në takim me Palmerin – respekton vetëm Lajçakun evropian

Të ngjashme
Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje