Matoshi: Kurti i mbyllur, e ka Përparim Kryeziun me sloganin ‘Tash mashtron Qeveria’

Matoshi: Kurti i mbyllur, e ka Përparim Kryeziun me sloganin ‘Tash mashtron Qeveria’

Opinionisti dhe gazetari i njohur, Halil Matoshi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të djeshme të kryeministrit Albin Kurti, i cili në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, iu tha gazetarëve që të mos i bëjnë pyetje për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Matoshi për Periskopin ka thënë se Qeveria Kurti të vërtetën zyrtare e […]

Matoshi për Periskopin ka thënë se Qeveria Kurti të vërtetën zyrtare e transmeton përmes zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziut dhe se nuk ka nevojë për fjalën e lirë dhe media.

“Kjo Qeveri nuk ka më nevojë për fjalën e lirë dhe mediat, sepse ka vetëm një të vërtetë zyrtare që e transmeton Përparim Kryeziu, me idenë: Mjaft ka mashtruar media – tash mashtron Qeveria!?”, ka thënë Matoshi për Periskopin.

Tutje, gazetari Matoshi ka thënë se Kurti po dëshmohet i mbyllur edhe pse ai kishte kritikuar të gjitha qeveritë e kaluara për jotransparencë.

“Kryeministri Kurti gjithmonë i ka akuzu të tjerët për jotransparencë dhe fshehje nga publiku, tash kur është në pushtet po dëshmohet vet i mbyllur.”, theksoi ai.

Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konfernecën e djeshme ka shfaqë dëshirën që të pyetet sa më pak për dialogun me Serbinë.

Kurti iu tha gazetarëve se nëse duan ta kenë atë më shpesh përballë, duhet t’i bëjnë më pak pyetje për dialogun.

“Ju nëse doni më shpesh unë të vij në konferenca për media, besoj që duhet më pak për dialogun, e më shumë për luftimin e krimit dhe korrupsionit”, tha ai.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim lidhur me ‘mësimin’ e Kurtit ndaj gazetarëve se çfarë pyetje duhet t’i bëjnë.

Periskopi ka dërguar pyetje edhe në adresë të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), për të marrë një qëndrim, por deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje./Periskopi/

Të ngjashme
Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Rezervoni biletën tuaj drejt Oslos dhe Brukselit me ofertë speciale!

Rezervoni biletën tuaj drejt Oslos dhe Brukselit me ofertë speciale!

BE dhe QUINT: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtar të komuniteteve

BE dhe QUINT: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtar të komuniteteve

NATO: Zvogëlimi i trupave në Kosovë s’prek marrëveshjet ekzistuese, përfshirë atë për dërgimin e FSK-së në Veri

NATO: Zvogëlimi i trupave në Kosovë s’prek marrëveshjet ekzistuese, përfshirë atë për dërgimin e FSK-së në Veri

FIFA e ‘dëgjon’ Tuchelin, ndryshon procedurën para fillimit të ndeshjes

FIFA e ‘dëgjon’ Tuchelin, ndryshon procedurën para fillimit të ndeshjes

Policia nis hetimet për fletëvotimet në veri ku u përdorën shenja

Policia nis hetimet për fletëvotimet në veri ku u përdorën shenja

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim

Dogana e Kosovës sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana e Kosovës sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Maliqi: Presidenti s’duhet të jetë noter i Kurtit, Hamzës ose Abdixhikut, por një personalitet me integritet – ka të tillë

Maliqi: Presidenti s’duhet të jetë noter i Kurtit, Hamzës ose Abdixhikut, por një personalitet me integritet – ka të tillë

Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit për kalim të anijeve

Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit për kalim të anijeve

Oda e Infermierëve rrit tarifën e anëtarësimit, infermierët shprehin pakënaqësi

Oda e Infermierëve rrit tarifën e anëtarësimit, infermierët shprehin pakënaqësi