Matoshi: Kurti nuk do bashkëqeverisje, por nënshtrim – Limaj do të poshtërohet si LDK në 2020

Matoshi: Kurti nuk do bashkëqeverisje, por nënshtrim – Limaj do të poshtërohet si LDK në 2020

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e afatit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese, derisa ende nuk po shihet ndonjë zgjidhje. Dje dështoi edhe seanca e 50-të e  konstituimit të Kuvendit të Kosovës, pasi Vetëvendosja po këmbëngul në votim të fshehtë, shkruan Periskopi. Përkundër faktit që një takim mes Limajt dhe Kurtit, që u […]

Përkundër faktit që një takim mes Limajt dhe Kurtit, që u zhvillua të shtunën nuk pati sukses që Kuvendi të konstituohet dje,  ky i fundit tha në një konferencë se i ka bërë ofertë për bashkëqeverisje kryetarit të Nisma’së.

Lidhur me këto bisedime për Periskopin ka folur analisti Halil Matoshi, duke paralajmëruar pasoja politike shkatërruese për këdo që vendos të hyjë në koalicion me Kurtin.

“Albin Kurti nuk dëshiron bashkëqeverim por nënshtrim. Nëse Limaj a kushdo hyn në koalicion, ky âsht fundi poshtrues i tij!” – ka deklaruar Matoshi për Periskopin.

Ai ka kujtuar përvojën e LDK-së pas zgjedhjeve të vitit 2019, duke e cilësuar si një precedent që nuk duhet të harrohet.

“Kjo i ka ndodhë LDKsë me 2020…”, është shprehur ai.

Sipas Matoshit, Kurti nuk po synon një qeverisje gjithëpërfshirëse, por po përpiqet të eliminojë çdo alternativë politike për të mbetur i vetëm në skenë – një qasje që ai e krahason me stilin e qeverisjes së Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

“Kurti po mësynë detronizimin e skenes politike kosovare duke i stigmatizu e poshtru, për me mbetë i vetëm, sipas modelit të Edi Ramës.”– ka thënë Matoshi.

Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar 26 korrikun si afatin e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, megjithatë subjektet politike nuk duket të jenë as afër ndonjë zgjidhjeje apo marrëveshjeje politike për të dalë nga kjo situatë.

Derisa Kurti në një konferencë tha se do të flas kur të ketë një rezultat final për këtë.

“Me Fatmir Limajn kemi pasur takim, me ç’rast biseduam zhvillimet politike, LVV dhe unë si kryetar kemi shprehur interesim e gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nisman. Kam bërë edhe ofertë konkrete për Nismën në mënytë që gjithçakj të përbmybllet sa më shpejtë. Mirëpo kur këto bisedime të kenë rezltate finale mund të flasim”, tha ai./Albina Zariqi- PERISKOPI/

Kurti për ofertën që ia bëri Limajt: Uroj dhe shpresoj sepse punoj që kjo të bëhet në këtë javë

 

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve