Mbappe zbeh shpresat e Real Madrid për transferimin, tregon ëndrrën e tij të madhe

Mbappe zbeh shpresat e Real Madrid për transferimin, tregon ëndrrën e tij të madhe

Ylli francez i futbollit, Kylian Mbappe, ka folur së fundmi për ëndrrat që synon t’i realizojë në karrierën e tij prej futbollisti dhe mes rreshtash ai duket sikur ka zbehur shpresat e Real Madrid për një nënshkrim me të. Anëtari i Paris Saint Germain deri më tani ka fituar disa trofe të rëndësishëm, përfshirë edhe […]

Anëtari i Paris Saint Germain deri më tani ka fituar disa trofe të rëndësishëm, përfshirë edhe Kupën e Botës me Francën, por kjo nuk ia ka përmbushur egon.

Së fundmi, kur ai po lidhet me një kalim të mundshëm në ‘Santiago Bernabeu’, lojtari ka bërë të ditur se ëndrra e tij e madhe vazhdon të jetë triumfi në Ligën e Kampionëve, me skuadrën e tij aktuale, PSG.

“Ëndrra ime më madhe është ta fitoj Ligën e Kampionëve, me PSG. Kjo do të ishte fantastike”, ishte përgjigja e Mbappe për Neymar, kur dyshja e PSG po merrnin në intervistë njëri-tjetrin, transmeton periskopi.

“Një tjetër Kupë e Botës do të ishte e mirë po ashtu”, shtoi sulmuesi francez.

Kylian Mbappe lidhet me një kalim të mundshëm te Real Madrid për tash e disa kohë, por një lëvizje e tillë vazhdon të jetë e pakompletuar dhe vetëm në sferën e spekulimeve. Mbetet të shihet nëse këtë merkato lojtari do të kalojë në Madrid, ose do të vazhdojë në kryeqytetin francez. /Periskopi/

Të ngjashme
Messi thyen rekorde në Kupën e Botës me Het-trik ndaj Algjerisë

Messi thyen rekorde në Kupën e Botës me Het-trik ndaj Algjerisë

Magjistari Leo Messi shënon supergol në ndeshjen e parë në Kupën e Botës

Magjistari Leo Messi shënon supergol në ndeshjen e parë në Kupën e Botës

Alarm në kampin e Gjermanisë, lojtarët përballen me gjarpër helmues në ShBA

Alarm në kampin e Gjermanisë, lojtarët përballen me gjarpër helmues në ShBA

Franca e fillon fuqishëm Botërorin, shkëlqen Mbappe

Franca e fillon fuqishëm Botërorin, shkëlqen Mbappe

Bernardo Silva te Real Madridi, zbulohen shifrat marramendëse të kontratës

Bernardo Silva te Real Madridi, zbulohen shifrat marramendëse të kontratës

Ish-ylli i kombëtares portugeze: Portugalia do të japë maksimumin për të fituar Botërorin në nder të Ronaldos

Ish-ylli i kombëtares portugeze: Portugalia do të japë maksimumin për të fituar Botërorin në nder të Ronaldos

Trajneri i kombëtares së madhe evropiane do të japë dorëheqjen menjëherë pas Botërorit

Trajneri i kombëtares së madhe evropiane do të japë dorëheqjen menjëherë pas Botërorit

Mourinho fillon punën për ta sjellë yllin e Interit te Real Madridi

Mourinho fillon punën për ta sjellë yllin e Interit te Real Madridi

FIFA e ndryshoi ceremoninë e re para ndeshjeve, shkaku i Arabisë Saudite dhe flamurit të saj

FIFA e ndryshoi ceremoninë e re para ndeshjeve, shkaku i Arabisë Saudite dhe flamurit të saj

Pse Uruguai i ka katër yje në fanellë, edhe pse i ka vetëm dy Botëror të fituar?

Pse Uruguai i ka katër yje në fanellë, edhe pse i ka vetëm dy Botëror të fituar?

Milan zyrtarizon trajnerin e ri

Milan zyrtarizon trajnerin e ri

Lojtarit të Iranit i del një problem në SHBA që s’do ta besonit

Lojtarit të Iranit i del një problem në SHBA që s’do ta besonit

Lionel Messi i gatshëm për Botërorin, nuk ka më dyshime për lëndime

Lionel Messi i gatshëm për Botërorin, nuk ka më dyshime për lëndime