“Mbi 400 mijë euro pasuri e 57 mijë euro ‘cash’ – Çka deklaroi Arlind Manxhuka në APK

“Mbi 400 mijë euro pasuri e 57 mijë euro ‘cash’ – Çka deklaroi Arlind Manxhuka në APK

Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, ka dorëzuar deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Ajo që bie në sy në formularin e tij është shuma e konsiderueshme e parave të gatshme të mbajtura në institucione financiare dhe si kursime familjare. Sipas dokumentit të publikuar, Manxhuka ka deklaruar tri kategori të […]

Ajo që bie në sy në formularin e tij është shuma e konsiderueshme e parave të gatshme të mbajtura në institucione financiare dhe si kursime familjare.

Sipas dokumentit të publikuar, Manxhuka ka deklaruar tri kategori të parave të gatshme, ku dominojnë kursimet e prindërve: 57 mijë euro para të gatshme (Cash) të deklaruara në pronësi të prindërve, me prejardhje nga kursimet jetësore të familjes.

Pastaj, 4 mijë e 127 euro para të gatshme në Raiffeisen Bank Kosovo, në pronësi të vetë deklaruesit (prejardhja nga paga), si dhe 4 mijë euro para të gatshme në OTP Banka në Slloveni, në pronësi të prindërve (prejardhja nga paga), shkruan Insajderi, trnansmeton Periskopi

Manxhuka ka deklaruar një listë të pasurive të paluajtshme, të gjitha në pronësi të familjes, vlera e të cilave arrin në qindra mijëra euro: Lokal 130 m2, vlera 200 mijë euro, shtëpi 106 m2: vlera 100 mijë euro (Ndërtuar nga ndarja familjare).

Arë, 15 ari vlera 52 mijë e 500 euro si dhe një arë tjetër në vlerë për 50 mijë eurove.

Sa i përket pasurisë së luajtshme, është deklaruar një veturë Renault e vitit 2018, në vlerë prej 15 mijë euro po ashtu në pronësi të prindërve.

Ndërkohë, ai ka deklaruar të ardhurat e tij nga dy burime kryesore gjatë vitit: 11 mijë euro nga partia Vetëvendosje dhe 2 mijë e 650 euro nga Thesari i Shtetit.

Ndërsa prindërit përfitojnë 16 mijë e 800 euro nga një biznes familjar jashtë vendit (Slloveni).

Manxhuka ka deklaruar edhe një detyrim financiar (kredi) në OTP Banka në emër të prindërve.

Shuma totale e kredisë është 50 mijë euro, ndërsa vlera e mbetur (aktuale) për t’u paguar është 33 mijë e 100 euro.

 

Të ngjashme
Falenderimi publik i pastorit amerikan për Policinë e Kosovës: Po bën punë të jashtëzakonshme

Falenderimi publik i pastorit amerikan për Policinë e Kosovës: Po bën punë të jashtëzakonshme

Bujqit ankohen për çmimin e ulët të grurit, këtë vit pritet prodhimtari më e lartë

Bujqit ankohen për çmimin e ulët të grurit, këtë vit pritet prodhimtari më e lartë

ORL-ja me vetëm 9 specialistë, Oda e Mjekëve alarmon për situatën

ORL-ja me vetëm 9 specialistë, Oda e Mjekëve alarmon për situatën

ShBA pret që NATO të diskutojë sigurinë në Ngushticën e Hormuzit

ShBA pret që NATO të diskutojë sigurinë në Ngushticën e Hormuzit

28-vjeçari voziti 161 km/h në zonën 50, gjobitet me 500 euro dhe i ndalohet vozitja për 6 muaj

28-vjeçari voziti 161 km/h në zonën 50, gjobitet me 500 euro dhe i ndalohet vozitja për 6 muaj

Si u mbajtën të fshehur për vite 16 fëmijë brenda një dhome, ngjarja që tronditi SHBA-në

Si u mbajtën të fshehur për vite 16 fëmijë brenda një dhome, ngjarja që tronditi SHBA-në

Brazili – Norvegjia, formacionet zyrtare

Brazili – Norvegjia, formacionet zyrtare

Dita e 36 e protestës, qytetarët para Kryeministrisë, tubimit i bashkohen edhe personat që u liruan pasi u arrestuan të enjten

Dita e 36 e protestës, qytetarët para Kryeministrisë, tubimit i bashkohen edhe personat që u liruan pasi u arrestuan të enjten

Protesta në Zarë: Liria për çlirimtarët kërkohet në Kroaci

Protesta në Zarë: Liria për çlirimtarët kërkohet në Kroaci

Baraliu: Fokusi te zgjedhja e Presidentit, fituesi po tregohet indiferent

Baraliu: Fokusi te zgjedhja e Presidentit, fituesi po tregohet indiferent

Një grua në Prizren dhe një burrë në Dragash gjenden të vdekur në orët e pasditës, Policia jep detaje për rastet

Një grua në Prizren dhe një burrë në Dragash gjenden të vdekur në orët e pasditës, Policia jep detaje për rastet

Heroi i Botërorit 2026, Vozinha po tërheq interesim nga një klub shokues në moshën 40-vjeçare

Heroi i Botërorit 2026, Vozinha po tërheq interesim nga një klub shokues në moshën 40-vjeçare

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra në gjithë vendin, 5 ende aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra në gjithë vendin, 5 ende aktive