Mbi 50 komisionerë të shoqëruar për manipulim me vota – dyshimet shtrihen në Gjakovë, Malishevë dhe më gjerë

Një operacion i gjerë hetimor është duke u zhvilluar në Gjakovë, ku mbi 50 komisionerë zgjedhorë janë shoqëruar deri më tani nën dyshimet për manipulim të procesit zgjedhor. Burime të Sinjalit besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se manipulimet nuk lidhen vetëm me Gjakovën, por dyshimet serioze shtrihen edhe në komuna […]

Burime të Sinjalit besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se manipulimet nuk lidhen vetëm me Gjakovën, por dyshimet serioze shtrihen edhe në komuna të tjera, përfshirë Malishevën, si dhe zona të tjera ku janë evidentuar mospërputhje të rezultateve të votimit.

Komisionerët e shoqëruar po intervistohen në lidhje me dyshime për:

ndërhyrje në numërimin e votave,

mospërputhje të rezultateve përfundimtare,

keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë procesit zgjedhor.

Sipas informatave, një numër i konsiderueshëm i të shoqëruarve pritet të ndalohet për 48 orë, me vendim të Prokurorisë kompetente, pas analizimit të provave materiale dhe deklaratave të mbledhura gjatë hetimeve.

Hetimet po zhvillohen nga njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim të plotë me Prokurorinë, ndërsa rasti po konsiderohet si një nga hetimet më serioze për manipulim zgjedhor në vitet e fundit.

Burimet theksojnë se operacioni është ende në zhvillim dhe nuk përjashtohen ndalime dhe zgjerim i hetimeve edhe ndaj personave të tjerë, përfshirë zyrtarë me përgjegjësi më të larta në administrimin e procesit zgjedhor./Periskopi

Manipulimet me vota, Njësiti i Hetimeve të Krimeve Ekonomike raportohet se ka zbarkuar në Gjakovë

Të ngjashme
GOOOOL! Malisheva shënon ndaj Hibernianit

Irani kërcënon Bullgarinë, NATO: Jemi gati ta mbrojmë

Vdes një 19 vjeçar nga Malisheva, dyshohet se u vetëaksidentua me motoçikletë

Trump: Arabia duhet ta njohë Izraelin që të arrihet marrëveshja bërthamore

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij

U siguronin dokumente personave që kërkoheshin ndërkombëtarisht, tre të arrestuar në Prishtinë

Kosova importoi mallra me vlerë mbi 112 milionë euro nga Serbia për gjashtë muaj – gruri dhe misri ndër produktet kryesore

Ushtarë moldavë nisen drejt Kosovës për një mision të ri në KFOR

De la Fuente: Nuk e pashë sërish finalen, por ishim shumë më të mirë se kundërshtari

Hodhi ujë drejt Edi Ramës, deputeti i PD’së Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Ky është personi që dyshohet se u vra në oborrin e stanit në Strellc të Deçanit

Prokuroria deklarohet për ngjarjen tragjike në Deçan, ku dyshohet se djali vrau babain