Mblidhen nënkryetarët e LDK-së sot në ora 16:00, pritet të diskutojnë për ftesën e Kurtit

Nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhen sot në pasdite, raporton Periskopi. Jehona Lushtaku Sadriu për Periskopin ka bërë të ditur se gjatë ditës pritet që të diskutojnë për ftesën e Kurtit. “S’ka mbledhje të Kryesisë, por takim i disa nënkryetarëve”, ka thënë Jehona Lushtaku Sadriu. Mbledhja është thirrur për në ora 16:00. […]
Jehona Lushtaku Sadriu për Periskopin ka bërë të ditur se gjatë ditës pritet që të diskutojnë për ftesën e Kurtit.
“S’ka mbledhje të Kryesisë, por takim i disa nënkryetarëve”, ka thënë Jehona Lushtaku Sadriu.
Mbledhja është thirrur për në ora 16:00.
Vetëvendosje ka ftuar vetëm LDK-në.
“Me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç e dini edhe presidentja e ka caktuar mbledhjen e parë të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datë 15 prill 2025. Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00. Mirëpres përgjigjen tuaj për këtë takim”, thuhet në letrën e Albin Kurtit./Periskopi
LDK e ka përgjigjen në xhep në rast se Lumir Abdixhiku i thotë “PO” ftesës së Kurtit












