Mblidhet Asociacioni i Komunave: Diskuton ‘policinë sekrete’ që po i vjen administratës

Mblidhet Asociacioni i Komunave: Diskuton ‘policinë sekrete’ që po i vjen administratës

-Ditë më parë, Periskopi raportoi dhe publikoi Projektligjin e Qeverisë, përmes të cilit synohet të krijohet një Inspektorat për të inspektuar punën e zyrtarëve publikë – pa paralajmërim dhe pa leje. -Projektligji synon që të shqiptohen edhe gjoba me para për ata zyrtarë që vendosë Inspeksioni. Projektligji po konsiderohet si tendencë e Qeverisë Kurti për […]

-Projektligji synon që të shqiptohen edhe gjoba me para për ata zyrtarë që vendosë Inspeksioni. Projektligji po konsiderohet si tendencë e Qeverisë Kurti për të disiplinuar, madje edhe shantazhuar zyrtarët publik. Për këtë, ka pasur reagime të shumta gjatë këtyre ditëve. Albert Krasniqi, njohës i çështjeve juridike, e ka quajtur njëfarë tendence për të krijuar ‘polici sekrete në administratë’. Qëndron Kastrati bashkë me PSD-në, dje kanë reaguar lidhur me Projektligjin, duke thënë se do të ‘instalojë autoritarizëm’ dhe ‘polici sekrete’.

-Për këtë Projektligj, sot në orën 11:00 do të diskutojë edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe këtë ia konfirmoi Periskopit, kryetari Sazan Ibrahimi

***

Kryetarët e komunave të Kosovës nga ora 11:00 do të mblidhen për të diskutuar në lidhje me Projektligjin për Inspektim Administrativ, për të cilin ka raportuar nga fillimi Periskopi.

Mbajtjen e mbledhjes e kanë konfirmuar për Periskopin, Sazan Ibrahimi drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Përveç Projekligjit për Inspektim, në këtë takim të kryetarëve do diskutohen edhe çështje të tjera si; Problemet me kontratat kolektive në arsim dhe shëndetësi, problemet me mosfunksionimin e Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, mjetet financiare të komunave ë po shkojnë në fond rezervë, bashkëpunimin nivel local-nivel qendror dhe tema tjera.

Ndërkohë, Qeveria Kurti ka propozuar Projektligjin për inspektim i cili po shihet si një polici dhe kontrollim i zyrtarëve publik.

Sipas këtij Projektligji, inspektorët do të kenë të drejtë të hyjnë në secilën zyrë të zyrtarëve publik dhe të kenë qasje në pajisjet e tyre dhe dokumentet dhe krejt kjo pa kërkuar leje dhe pa ndonjë orar të caktuar.

Lexo më shumë: Qeveria synon Inspektorat që hyn te zyrtarët publik në administratë pa i njoftuar, kontrollon dhe gjobit (Dok)

 

Të ngjashme
Moti sot, pasditja shoqërohet me reshje dhe bubullima

Moti sot, pasditja shoqërohet me reshje dhe bubullima

Portieri Beiranvand "hero" i Iranit, mbyllet baras ndeshja ndaj Belgjikës

Portieri Beiranvand "hero" i Iranit, mbyllet baras ndeshja ndaj Belgjikës

Vjedhja spektakolare në Muzeun e Luvrit: 3 minuta që zbuluan dështime serioze të sigurisë

Vjedhja spektakolare në Muzeun e Luvrit: 3 minuta që zbuluan dështime serioze të sigurisë

“Avash avash, të gjithë do të dalin”: Rama reagon pas deklaratës së organizatorit për grupe serbe dhe greke në protestë

“Avash avash, të gjithë do të dalin”: Rama reagon pas deklaratës së organizatorit për grupe serbe dhe greke në protestë

“Specialja s’e përjashton mundësinë e një shtyrjeje tjetër të vendimit për ish-krerët e UÇK-së”

“Specialja s’e përjashton mundësinë e një shtyrjeje tjetër të vendimit për ish-krerët e UÇK-së”

Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian