Mbyllet afati kalimtar i janarit edhe në Kosovë, këto janë të gjitha transferimet

Mbyllet afati kalimtar i janarit edhe në Kosovë, këto janë të gjitha transferimet

Ka përfunduar afati kalimtar i janarit për transferimin e futbollistëve në Kosovë, i cili ishte hapur që nga data 1 janar, shkruan Gazetasheshi.com.

KEK-u ka qenë klubi më aktiv në këtë afat kalimtar duke transferuar plot dhjetë futbollistë, pavarësisht se ndodhen në pozitën e fundit të renditjes tabelare me vetëm një pikë.

Kampioni në fuqi Drita ka transferuar plot gjashtë futbollistë dhe ka rikthyer një tjetër nga huazimi.

Epitetin e skuadrës internacionale e fiton Liria, e cila ka afruar gjashtë futbollistë të huaj në “merkaton” e dimrit.

Llapi, Gjilani, Flamurtari, Ballkani, Ferizaj kanë freskuar organikën e tyre me futbollistë të rinj, derisa në rradhët e tyre kanë sjellur futbollistë nga jashtë vendit.

FC Drenica është furnizuar me futbollistë nga KF Feronikeli, skuadër kjo që gjithashtu ka bërë katër transferime.

Trepça ’89 është një tjetër skuadër që me pak zhurmë e ka mbyllur afatin kalimtar të janarit.

Prishtinaështë klubi i vetëm që nuk e ka bërë asnjë transferim në këtë afat kalimtar, pavarësishtse ka hapur derën e largimeve për tre futbollistë.

Prishtina:

Ardhje: Nuk ka

Largime: Përparim Osmani (huazim te FC Drita), Kastriot Selmani (huazim te FC Vushtrria), Liridon Fetahaj (huazim +6 muaj te FC Liria)

Feronikeli

Ardhje: Hamed Kone, Met Millaku, Riza Zhdrella, Adenis Shala

Largime: Argjend Bardhi (huazim te FC Drenica), Diar Prokshi (huazim te FC Drenica), Nicolas Andrews, Prince Balde

Llapi

Ardhje: Elvis Prençi, Flamur Bajrami, Rron Statovci, Miran Maksuti, Remzifaik Selmani

Largime: Aidoo Joseph, Dardan Jashari, Alban Rexhepi, Ermal Krasniqi, Egzon Abazi, Fiton Hajdari, Kushtrim Shabani, Ardian Musliu, Bledar Hajdini (huazim te FC Ballkani)

Gjilani

Ardhje: Shpend Asani, Vilson Lila, Klejdi Koçi, Semir Hadzibulic, Kushtrim Shabani, Fiton Hajdari, Keita Lanzeni Aziz dhe Keita Alassane Raza

Largime: Mauricio Marinho, Trevin Caesar, Brunild Pepa, Ergon Hyseni, Edon Sadriu, Altin Aliu (huazim te KF Bashkimi – Koretin), Kujtim Dubova (huazim te KF Kika – Hogosht)

Drenica

Ardhje: Argjend Bardhi (huazim te KF Feronikeli), Diar Prokshi (huazim te KF Feronikeli), Nicolas Andrews, Prince Balde, Atdhe Grajqevci, Besnik Shehu

Largime: Drin Hodaj, Vigan Rexhaj, Isa Eminhaziri, Muharrem Musa

Drita

Ardhje: Përparim Osmani,  Sedat Berisha, Mario Kirev, Festim Krasniqi, Klajdi Burba, Kyrian Nwabueze

Largime: Eri Lamçja, Arbër Shala, Edenilson Bergonsi, Ervis Kaja, Edvan Bakaj, Viktor Kuka (huazim te FC Ferizaj)

Flamurtari

Ardhje: Melos Zenunaj, Shend Kelmendi, Angel Granchov, Ardit Nika, Florim Berbatovci, Mussa Issa Adamou, Vigan Rexhaj

Largime: Shqipdon Ademi, Akil Makolli, Besnik Shehu, Granit Ahmeti, Liridon Voca, Oscar Vicente Mendes, Veton Shabani

Trepça ‘89

Ardhje: Engjëll Hoti, Taulant Avdyli, Albert Kaqiku, Betra Franck Herman Biahoua, Traore Lassine

Largime: Victor Hugo Golas, Dardan Çerkini, Stojance Velinov, Antonio Bujcevski, Ardian Neziri, Mariglen Shosha, Blagoje Gucev

Ballkani

Ardhje: Bledar Hajdini (huazim nga FC Llapi),  Visar Sahiti, Tarik Cmajcan, Edvin Kuc, Dardan Jashari, Ledjon Mucaj, Almir Ajazeraj

Largime: Liridon Kukaj, Qëndrim Sejdiu, Berat Hyseni, Durim Gashi, Egzon Shabani, Jetlir Berisha, Fatjon Bushati

Liria

Ardhje: Ardijan Rudoviq, Ramirez Valdivia Guillermio Abel, Jiminez Vivas Luis Manuel, Martins Aristegui Maickol Pio, Riascos Jhonny.

Largime: Gerald Tushe, Francesk Lamaj, Denis Peposhi, Ramadan Kryeziu, Muhamed Berisha, Shpresim Fazlija, Aldo Mitraj, Ibrahim Walidjo, Robert Gjeraj.

Ferizaj

Ardhje: Viktor Kuka (huazim nga FC Drita), Ermal Krasniqi (huazim nga FC Llapi), Egzon Shabani, Durim Gashi, Hysein Demiri, Veton Shabani, Burhan Mustafa, Dini Cuculi, Dardan Çerkini

Trajner: Bylbyl Sokoli

Largime: Ivan Istatova, Bunjamin Asani, Albert Kaqiku, Qëndrim Dautaj, Florim Berbatovci, Nazif Mulaku, Fuat Karabeg, Kristi Marku, Ervin Kacar

KEK-u

Ardhje: Isa Eminhaziri, Besart Dushi, Enis Zabërgja, Egzon Qerimi, Drin Hodaj, Amir Prishtina, Valmir Kutllovci, Pleurat Hajdini, Ardian Musliu, Shkelzen Jashanica

Trajner: Alban Dragusha

Largime: Atdhe Grajqevci, Adonis Dodolli, Ardit Nika.

Shpërndaje në: