Me përplasje nis seanca në Hagë, avokati i Thaçit: “Oh, po thoni se po ekzagjerojmë” (Detajet)

Me përplasje mes Prokurores dhe avokatit të Thaçit, z.David Hooper ka nisur seanca në Hagë. Kjo pasiqë mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është ankuar se nuk po i marrin materialet që u duhen për mbrojtje në mënyrën e duhur. Pjesë nga debati mes tyre, përcjell Periskopi: Prokurorja: Unë mendoj që nga ana e […]
Me përplasje mes Prokurores dhe avokatit të Thaçit, z.David Hooper ka nisur seanca në Hagë. Kjo pasiqë mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është ankuar se nuk po i marrin materialet që u duhen për mbrojtje në mënyrën e duhur.
Pjesë nga debati mes tyre, përcjell Periskopi:
Prokurorja:
Unë mendoj që nga ana e mbrojtjes nuk vlerësohet dhe nuk kuptohet fare puna e madhe që na kërkohen këto materiale. Ne kontrollojmë statusin e përkthimit, bëjmë një shqyrtim për këto, redaktimeve standard dhe jo standarde, pastaj kategorizimi pastaj përshkrimi me etiketim. Dhe një kontroll të fundit të rregullit 107”, ka thënë ajo.
Sigurisht kjo kërkon një barrë shumë të madhe logjistike dhe pavarësisht kësaj po veprojmë me kohë”, ka thënë ajo.
Deklaratat e mëparshme të afërsisht një të dytës së dëshmitarëve të aktakuzës janë vënë në dispozicion, janë nxjerr, janë pjesë e kërkesës që kemi nxjerr. Do të ishte ideale të kishim një paketë të plotë të dëshmitarëve. ZPS është në kompletim të materialeve, në përjashtim të dy dokumenteve, të gjithë kërkesat e mbrojtes lidhur me paketat e dëshmitarëve janë vënë në dispozicion. Jemi duke vendosur në dispozicion materialet me shpejtësinë dhe efikasitetin. 90 dëshmitarë për mbrojtjen e Thaçit, pretendohet se mungojnë deklaratat paraprake. Sa i takon provave të tjera materiale, të gjitha provat materiale që lidhen me intervistat e zotit Thacit janë nxjerr, nga 54 prova vetëm 6 kanë mbetur pa u nxjerr përpara se të bënte parashtrimin dhe kërkesën mbrojtja. Presim që në fillim të javes tjetër, do të jenë në dispozicion
Davir Hooper:
Ta bëj të qartë që në fillim që në masën që është e mundur, e kuptoj që ka vështirësi logjistike sa i përket paraqitjes së provave në një sistem elektronik.
Në një atmosferë jobashkëpunuese, gjithmonë më jobashkëpunuese mund të ketë njëfarë moskuptimi nga njëra palë e pozicionit të palës tjetër.
Megjithatë, ne kërkojmë një system të nxjerrjes së materilave përmes të cilit Prokuroria t’i jap palës mbrojtje që ti vlerësojmë dhe unë mendoj se materiali është i copëzuar dhe jo i dobishëm. Mbrojtja e ka ngritur vazhdimisht këtë shqetësim.
Prokuroria tha oh mbrojtja po ekzagjeron, realiteti është që të gjitha këto aspekte janë të lidhura me njëra tjetrën, nëse ne duam nxjerrjen e materialeve kjo duhet të bëhet në mënyrën më praktike./PERISKOPI/











