“Me të kapë për krah, të gjuaj nga dritarja” – Profesori në Universitetin “Ukshin Hoti” kanosë kolegen e tij të punës, institucionet nuk ndërmarrin asnjë veprim

“Me të kapë për krah, të gjuaj nga dritarja” – Profesori në Universitetin “Ukshin Hoti” kanosë kolegen e tij të punës, institucionet nuk ndërmarrin asnjë veprim

Një konflikt ka ndodhur në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, aty profesori Shkëlqim Millaku ka kërcënuar kolegen e tij të punës profesoreshën Vjollca Dibra Ibrahimi, shkruan Periskopi. Millaku i është drejtuar Dibra – Ibrahimit me fjalët: “Me të kapë për krah, të gjuaj nga dritarja.” Pas këtyre fjalëve profesoresha në fjalë ka kërkuar ndihmë mjekësore […]

Millaku i është drejtuar Dibra – Ibrahimit me fjalët:

“Me të kapë për krah, të gjuaj nga dritarja.”

Pas këtyre fjalëve profesoresha në fjalë ka kërkuar ndihmë mjekësore urgjente dhe është diagnostikuar me reaksion akut në stres, sipas raportit zyrtar të lëshuar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Për rastin është deklaruar edhe vet profesoresha Vjollca Dibra Ibrahimi, e cila tha se edhe pse e ka raportuar rastin në Polici, ende nuk është ndërmarrur asnjë veprim.

“Unë, Vjollca Dibra Ibrahimi, profesoreshë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, dëshmoj publikisht për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur më datë 16 maj 2025, në ambientet e universitetit, ku jam kanosur në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe kërcënuese nga kolegu im, prof. Shkëlqim Millaku. Deklarata e tij – “Me të kapë për krah, të gjuaj nga dritarja” – është bërë në praninë e dy dëshmitarëve dhe ka ndikuar drejtpërdrejt në gjendjen time shëndetësore dhe emocionale. Kam marrë ndihmë mjekësore të menjëhershme dhe jam diagnostikuar me “reaksion akut në stres”. E kam raportuar rastin në Polici, por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim. As universiteti ku punoj nuk ka ofruar asnjë mbrojtje, ndonëse ngjarja ka ndodhur në hapësirat zyrtare të institucionit dhe para kolegëve. Ndjej frikë të përditshme dhe shqetësim të thellë për sigurinë time. Kjo heshtje institucionale përbën një bashkëpërgjegjësi morale dhe ligjore. Prandaj, përmes kësaj deklarate publike, kërkoj veprim urgjent nga Prokuroria, Policia dhe Universiteti për të garantuar një hetim të plotë, mbrojtje të viktimës dhe ndëshkim të çdo akti të dhunës, qoftë ai verbal apo fizik, brenda institucioneve arsimore. Unë nuk jam vetëm një viktimë. Jam edhe një zë që flet për të gjitha gratë që shpesh heshtin nga frika. Institucionet duhet të veprojnë, jo të heshtin.”, ka thënë ajo.

Ndryshe edhe pse rasti është denoncuar në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe janë dhënë deklarata të dëshmitarëve, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim ligjor nga ana e kësaj Prokurorie.

 

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve