Media shqiptare i tha i kapur nga “mafia e ilaçeve”: Këta janë tenderët e majmë që Vitia i dha kompanisë ku punonte

Media shqiptare i tha i kapur nga “mafia e ilaçeve”: Këta janë tenderët e majmë që Vitia i dha kompanisë ku punonte

Mediumi nga Shqipëria kishte bërë një video-lajm, në të cilën akuzonte ministrin e Shëndetësisë Arben Vita për një serë aferash, duke përfshirë ato korruptive e madje edhe seksuale. Në mes tjerash portali ‘Pamfleti.net’ hedh dyshime të forta se ministri  aktual i Shëndetësisë është i kapur nga ‘Mafia e Barnave’. Por për çfarë e kishte fjalën […]

Në mes tjerash portali ‘Pamfleti.net’ hedh dyshime të forta se ministri  aktual i Shëndetësisë është i kapur nga ‘Mafia e Barnave’.

Por për çfarë e kishte fjalën ky medium?

Ministria e Shëndetësisë nën udhëheqjen e Arben Vitisë ka shpallur sërish fituese të tenderit kompaninë farmaceutike “AganiL.t.D”, kompani kjo  e lidhur ngushtë me ministrin Vitia.

Kompania private ‘Agani Ltd” më 18 gusht të këtij viti ka marrë një shumë të konsiderueshme nga një tender  i Ministrisë së Shëndetësisë  për “Furnizim me material shpenzues medicinal nga LE”.

Nga tri lote të kontratës, kompania e lidhur ngushtë me ministrin Vitia, ka përfituar nga ministria 172 mijë e 319 euro.

Cila është lidhja e ministrit Arben Vitia me kompaninë ‚Agani Ltd”?

Kompania “Agani Ltd” figuron në pronësi të Dugagjin, Don dhe Driton Aganit. Ajo e ka bazën në Komunën e Graçanicës dhe merret me tregtinë me pakicë e shumicë të artikujve farmaceutik.

Udhëheqës i “Agani Ltd”, sipas të dhënave që figurojnë në ARBK, është Dugagjin Agani.

Nga viti 2004-2007 Arben Vitia kishte punuar në këtë kompani ku emri i tij figuron si anëtar i Bordit drejtues.

Arben Vitia i kishte dhënë tender edhe në të kaluarën kompanisë së afërt me të.

Rreth më shumë se një vit e gjysmë më parë, ministria e Shëndetësisë poashtu nën udhëheqjen e ministrit Arben Vitia, i kishte dhënë tender afër gjysmë milioni kompanisë ‘Agani Ldt”.

“Agani Ltd”  ka qenë njëra nga tri firmat përfituese të tenderit të emërtuar: “Furnizim emergjent me produkte farmaceutike për Corona-virus”. Vlera e përgjithshme e kontratës ka qenë  439 mijë (439.900,00) eurove.

Më 10 prill të vitit të kaluar, kjo kompani private është përzgjedhur fituese e lotit 31 të tenderit, të vlefshëm 16 mijë (16.055,00) euro.

Ministria e Shëndetësisë në atë kohë ka nënvizuar se ministri Vitia nuk ka kompetenca të ndërhyjë në procedurat e prokurimit publik.

Gjithashtu kishte mohuar që ministri të ketë ndikuar për favorizimin e mundshëm të firmës së ish “shefave” të tij në kontratën për furnizim me barna të MSh-së.

Ministri Vitia e kishte pranuar se ka punuar në kompaninë ‘Agani Ldt” por s’kishte treguar për rolin udhëheqës.

Ministria e Shëndetësisë për të kaluarën e ministrit Vitia në firmën “Agani Ltd”, por nga i janë referuar një biografie pa shumë të dhëna të ministrit lidhur me të kaluarën profesionale të tij.

Sipas tyre, ministri Vitia ka qenë i angazhuar vetëm si këshilltar profesional i shitjes në firmën “Agani Ltd”, ndërsa  nuk kanë përmendur rolin që Vitia ka pasur në bordin drejtues të kësaj kompanie.

*Sqarim: Etiketimet e bëra nga portali shqiptar “Pamfleti” për kompanitë e barnave nuk mbështeten domosdo nga Periskopi

 

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit