Mëngjes i kobshëm për Prizrenin: Krejt çka dihet nga rasti familjar atje – Një e vdekur e dy të plagosur

Mëngjes i kobshëm për Prizrenin: Krejt çka dihet nga rasti familjar atje – Një e vdekur e dy të plagosur

Ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të së martës në Prizren. Një shtetas turk me banim në Prizren dyshohet se ka therur për vdekje vajzën e tij 15-vjeçe dhe ka plagosur rëndë vajzën tjetër, ka njoftuar Policia e Kosovës. Po ashtu, lëndime ka marrë edhe gruaja 35-vjeçare e të dyshuarit. I dyshuari […]

Një shtetas turk me banim në Prizren dyshohet se ka therur për vdekje vajzën e tij 15-vjeçe dhe ka plagosur rëndë vajzën tjetër, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Po ashtu, lëndime ka marrë edhe gruaja 35-vjeçare e të dyshuarit.

I dyshuari 45 vjeçar, Mehmet Görenç., i lindur më 1981 raportohet se ka plagosur veten dhe është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Në konfirmimin e Policisë për Periskopin sqarohet se emergjenca mjekësore nuk ka arritur t’i japë ndihmë në vendin e ngjarjes viktimës, për shkak se aty ndodhej i dyshuari me thikë në dorë.

“Në vendngjarje është kuptuar se një i dyshuar, M.G., viti i lindjes 1981, mashkull ka therur me thikë dy vajzat e tij, njëra 15 vjeçare e cila ka mbetur e vdekur në vend ngjarjes dhe tjetra e lënduar rëndë, e cila për momentin në gjendje të rëndë  ndodhet në QKUK në Prishtinë. I dyshuari ka lënduar veten gjithashtu dhe gjendet në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Lëndime ka pësuar edhe e shoqja e tij 35 vjeçare”, thuhet në njoftim të Policisë rajonale.

Vajza e lënduar 10 vjeçare është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, e cila tani e ka gjendjen stabile.

Nga QKUK kanë folur për Periskopin.

“Vajza është duke u trajtuar në QKUK. Gjendja e saj është stabile”, deklaroi për Periskopin, Naser Syla nga Emergjenca.

Edhe Mjeku i emergjencës, Afrim Jahaj në Prizren ka treguar për Periskopin se 10 vjeçarja ka pasur lëndim në qafë nga mjeti i mprehtë, derisa pak minuta më vonë i dyshuari për aktin është paraqitur vetë në emeregjencë  për të marrë edhe vetë trajtim mjekësor.

 

 

“Pacientja ka ardhur në qendrën emergjentë në ora 6:15 me një plagë në qafë, edhe pas trajtimit në ORL, është transferuar për në QKUK. Për momentin gjendja ka qenë stabile. Mandej personi i cili e ka shkaktuar këtë akt ka ardh në ora 6:30, vet personi, edhe ai i ka pas tri plagë që i ka shkaktuar vetes, për momentin ai është ende në emergjencë, është duke u trajtu hala. Në lukth, në krahë, ka në dorë. Dhe tash në ora 9:00 ka ardh gruaja e vet për tretman për shkak që ka pas dhunë fizike prej bashkëshortit të vet, lëndime diçka trupore kjo nuk ka”, tha Jahaj më parë për Periskopin.

Ngjarja tronditëse në Prizren: 10 vjeçarja e therur nga babai dërgohet në QKUK – Nga Emergjenca flasin për gjendjen e saj

Të ngjashme
Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes