Mes lotëve dhe mijëra njerëzve i jepet lamtumira e fundit Emiliano Salas (FOTO)
Familja e lojtarit Emiliano Sala dhe mijëra dashamirë të futbollit u mblodhën sot në Argjentinë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit sulmuesit që vdiq pas rrëzimit të avionit.
Trajneri i Cardiff, Neil Warnock dhe shefi ekzekutiv i klubit Ken Choo gjithashtu ishin të pranishëm për ceremoninë e varrimit në qytetin Progreso pranë Santa Fe këtë pasdite.
Funerali i futbollistit u krye nga klubi i fëmijërisë Atletico y Social San Martin pas një ceremonie emocionale, përpara se të transportohej në Santa Fe për djegie.
Se sa emocionuese ishte ceremonia e sotme mund ta shihni në fotot e mëposhtme. /Periskopi/