“Mesazhe ofenduese dhe tradhti”, çfarë u gjet në celularin e Erdgys Arrazit?

“Mesazhe ofenduese dhe tradhti”, çfarë u gjet në celularin e Erdgys Arrazit?

Prokuroria e Shkodrës ka zbuluar mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit, Erdgys Arrazi. Në studion e “Dita Jonë” gazetari i A2 CNN, Julian Kasapi tregon dinamikën e ngjarjes së rëndë që tronditi Shkodrën dhe opinionin publik, pas vetëvrasjes së nënës me 3 fëmijë. “Prokuroria hodhi dritë për aktin e fundit […]

“Prokuroria hodhi dritë për aktin e fundit të Alma Arrazit që u hodh në Bunë së bashku me 3 fëmijët.

Sipas Prokurorisë së Shkodrës e gjendur në kushte të rënduara si pasojë e dhunës psikologjike nga bashkëshorti, se është sekuestruar celulari i Erdgys Arrazi, ku shihen ofendime të ndryshme por edhe i tradhtisë bashkëshortore, kjo ka çuar që Alma Arrazi të ndërmerrte këtë akt vetëvrasës. Ne dimë aktin final, por nuk dimë sa ka zgjatur kjo dhunë e tradhti bashkëshortore që ka çuar në këtë pikë”, tha Kasapi.

Sipas tij, kjo ngjarje mund të ishte parandaluar pasi kishte njerëz që kishin informacion mbi dhunën psikologjike apo kushtet e rënduara të viktimës. Gazetari thekson se nuk duhet të përbaltim figurën e nënës.

“Para se të shkojmë te fakti se bashkëshorti kishte një lidhje tjetër se ne nuk njohim institucionin e divorcit. Nuk është e mundur që asnjë person të mos ketë ditur për gjendjen e Alma Arrazit jo vetëm gjendjen e rënduar psikologjike, por edhe dhunën e tradhtinë. Unë jam i bindur që dikush duhet të ketë patur informacion, por ky u dha shumë vonë te policia, kur nuk kishte më kontakte me Almën. Duke qenë se dihej më parë mund të ishte parandaluar. Ne përbaltim figurën e viktimës, por ne nuk e dimë periudhën ku ajo është gjetur përballë dhunës psikologjike, kushtet, opinionin. nëse ka bërë si hakmarrje ndaj bashkëshortit. Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos përbaltim figurën e një nëne. Si ka qenë kjo tradhti bashkëshortore. Të përbaltësh figurën e nënës që merrte medikamente mbi depresionin. Ne dimë aktin final tragjik, por si u arrit deri aty. As vendi ku është hedhur nuk dihet”.

Edhe ekspertja për çështjet sociale, Entela Hidri, thekson se kjo ngjarje mund të ishte parandaluar. Sipas saj akti ekstrem mund të jetë marrë bashkarisht me fëmijët.

“Ne kemi probleme si shoqëri, nuk kemi edukatën që t’ia japim fjalën e fundit drejtësisë. Fakti që nuk pranohen familjarët e të ndjerës do të thotë shumë. Janë përgjegjës. Ne duhet të edukojmë familjet që nëse nuk ke përputhshmëri karakteri të ndahen rrugët. Një baba që e shikon që vajza i dhunohet, tradhtohet e denigrohet merre në shtëpi. Më mirë të kesh një fëmijë të gjallë të ndarë, sesa në varr. Më duket si një vendim i marrë bashkarisht me fëmijët. Se nuk mund t’i marrësh fëmijët fizikisht. Në gjendje të shëndetshme mendore asnjë nën nuk do të vriste fëmijët. Aty ka pasur një gjë shumë të madhe, nëna nuk i ka tërhequr për t’i hedhur, ata kanë shkuar në paqe. Çdo gjë mund të parandalohet përderisa ka informacion. Djemtë duhet të përdorin edhe forcën e karakterit”.

Sipas Kasapit dhe Hidrit policia dhe organizatat duhet të punojnë shumë për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen, pasi vetëm në vitin 2023 janë vrarë 13 gra, nëna dhe vajza./A2Cnn

Të ngjashme
Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim