Miftaraj, Haxhiut: Cila është përgjegjësia juaj – a përfundon vetëm me shkrime në rrjetet sociale si me qenë pjesëtare e shoqërisë?

Miftaraj, Haxhiut: Cila është përgjegjësia juaj – a përfundon vetëm me shkrime në rrjetet sociale si me qenë pjesëtare e shoqërisë?

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, pas vrasjes së një gruaje tjetër akoma pa u bërë një javë ku u vra një grua në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, e ku të dyshuarit kryesor janë bashkëshortet e tyre ka kërkuar përgjegjësi nga Ministria e Drejtësisë. Miftaraj, përmes një shkrimi në rrjetin […]

Miftaraj, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka kërkuar të dijë se cili është roli i ministres, Albulena Haxhiu, në parandalimin e këtyre rasteve.

“Ministrja e Drejtësisë, si Koordinatore Nacionale kundër Dhunës në Familje, a ka ndonjë përgjegjësi dhe a fillon dhe përfundon përgjegjësia e saj me postime në ‘Facebook’ si me qenë pjesëtare e shoqërisë civile”, ka shkruar Miftaraj.

Sipas tij, rastet e tilla ndodhin vetëm në shtete si Kosova, ku sistemi i drejtësisë vazhdimisht ballafaqohet me sulme.

“Në një shtet ku kryeministri, ministri, deputeti, këshilltari brenda ditës i sulmon gjykatat e rregullta dhe Gjykatën Kushtetuese për një grusht vota. Në një shtet ku policia, prokuroria dhe gjykata nuk e shohin viktimë gruan e cila vritet ose dhunohet nga burri, por burrin i cili e ka kryer krimin”.

“Në një shtet ku pushteti secilin veprim që e merr e mat se sa vota i fiton ose i humb, në një shtet ku pushteti s’ka pikë respekti për ligjin dhe procedurën. Në atë shtet ndodhin vrasjet, dhunimet, s’ka rend, s’ka ligj. Sepse, qytetari mendon se të shkelësh ligjin, me vra tjetrin, me dhunu gruan është normale”, shton Miftaraj.

Një grua është vrarë të martën në Pejë, ku dyshohet se dorasi është bashkëshorti i saj.

Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Në Pejë ka ndodhur një rast i vrasjes, ku dyshohet se në një banesë në qendër të Pejës bashkëshorti ka privuar nga jeta gruan e tij. Aktualisht në vendin e ngjarjes është kryeprokurori, prokurori, krimet e rënda dhe të gjitha ekipet relevante”.

Nikçi, ka thënë se i dyshuari është arrestuar.

“Jemi në pritje të Mjekësisë Ligjore për të marrë trupin e pajetë”.

Edhe më 12 prill, një grua është vrarë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

Po ashtu, edhe për këtë rast është arrestuar ish-bashkëshorti i saj.

Brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është paralajmëruar se do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /ap/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?