Milot Rashica: Jemi një hap larg historisë, do të jap gjithçka për vendin tim

Milot Rashica: Jemi një hap larg historisë, do të jap gjithçka për vendin tim

Ylli i Besiktas dhe përfaqësuesi i Kosovës, Milot Rashica, ka folur për median turke SÖZCÜ në prag të ndeshjes vendimtare të playoff-it, duke e cilësuar atë si momentin më të rëndësishëm të karrierës së tij dhe të ekipit kombëtar. Ai pranoi se kundërshtari konsiderohet favorit, por theksoi se besimi dhe motivimi i Kosovës mbeten të […]

Ai pranoi se kundërshtari konsiderohet favorit, por theksoi se besimi dhe motivimi i Kosovës mbeten të larta.

“Kjo është ndeshja më e rëndësishme për Kombëtaren tonë dhe për karrierat tona. Jemi vetëm një hap larg nga të bërit histori”, u shpreh fillimisht Rashica.

Sipas tij, përvoja dhe cilësia individuale e kundërshtarit e bëjnë atë favorit në letër, por kjo nuk e zbeh aspak ambicien e Kosovës.

“Pavarësisht kësaj, ne jemi të uritur për sukses dhe krenarë që përfaqësojmë vendin tonë. Besojmë në cilësinë tonë dhe në mundësinë për të shkruar histori”.

Rashica nënvizoi se arma më e fortë e ekipit është fryma e grupit dhe uniteti.

“Forca jonë më e madhe është puna në ekip. Nuk ndiejmë presion, përkundrazi, po e shijojmë këtë rrugëtim dhe momentin që po jetojmë”, tha ai, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Duke qenë prej vitesh pjesë e futbollit turk, ai e cilësoi sfidën edhe si emocionale në aspekt personal.

“Turqia është një vend që e dua dhe ku ndihem si në shtëpi. Por kjo është një ndeshje futbolli dhe unë jam gati të jap gjithçka për vendin tim”, u shpreh Rashica.

Në fund, ai theksoi se pavarësisht krenarisë për arritjet deri tani, objektivi kryesor mbetet ende për t’u realizuar.

“Kemi bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe i kemi dhënë krenari një kombi të tërë. Por ende nuk e kemi arritur ëndrrën tone, dhe do të luftojmë deri në fund për ta bërë këtë realitet”, përfundoi Rashica. /Periskopi

Të ngjashme
Zyrtare: Prishtina prezanton trajnerin e ri

Zyrtare: Prishtina prezanton trajnerin e ri

Zbulohen disa emra të cilët do të marrin pjesë në ”Ndeshjen e Yjeve”

Zbulohen disa emra të cilët do të marrin pjesë në ”Ndeshjen e Yjeve”

S’është Muriqi, Yamal shpallet lojtari i sezonit në La Liga

S’është Muriqi, Yamal shpallet lojtari i sezonit në La Liga

Zyrtare: Napoli blen përfundimisht Alisson Santosin

Zyrtare: Napoli blen përfundimisht Alisson Santosin

Zyrtare: Andy Robertson transferohet te Tottenham Hotspur

Zyrtare: Andy Robertson transferohet te Tottenham Hotspur

Liverpooli futet seriozisht në garë për yllin afrikan

Liverpooli futet seriozisht në garë për yllin afrikan

Milot Rashica bëhet me trajner të ri, Italiano merr drejtimin e Besiktasit

Milot Rashica bëhet me trajner të ri, Italiano merr drejtimin e Besiktasit

Carlo Ancelotti i bindur se Brazili mund ta fitojë Kupën e Botës 2026

Carlo Ancelotti i bindur se Brazili mund ta fitojë Kupën e Botës 2026

Gazetarja e njohur zbulon se cili lojtar është “transferimi 150 milionë eurosh” i Florentino Perez

Gazetarja e njohur zbulon se cili lojtar është “transferimi 150 milionë eurosh” i Florentino Perez

Kandidati për president të Real Madridit, Enrique Riquelme jep sinjale se do të tentoj të sjellë Jurgen Kloppin si trajner të ekipit

Kandidati për president të Real Madridit, Enrique Riquelme jep sinjale se do të tentoj të sjellë Jurgen Kloppin si trajner të ekipit

Saibari te Bayerni? Marrëveshja po arrihet

Saibari te Bayerni? Marrëveshja po arrihet

Zyrtare: Liverpool bëhet me trajner spanjoll, Andoni Iraola merr timonin e gjigantit anglez

Zyrtare: Liverpool bëhet me trajner spanjoll, Andoni Iraola merr timonin e gjigantit anglez

Kaos me biletat e Botërorit 2026: Çmime në rënie dhe dyshime për manipulim nga FIFA

Kaos me biletat e Botërorit 2026: Çmime në rënie dhe dyshime për manipulim nga FIFA