Ministër Hajrulla Çeku shpërblen me mijëra euro organizatën që e kishte themeluar dikur (Dok)

Ministër Hajrulla Çeku shpërblen me mijëra euro organizatën që e kishte themeluar dikur (Dok)

Fondacioni ‘’Lumbardhi’’, një organizatë joqeveritare me bazë në Prizren  është bërë përfituese e fondeve nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), që udhëhiqet nga ministri Hajrulla Çeku. Periskopi ka mësuar se një nga themeluesit e ‘’Lumbardhit’’ dhe ish anëtar i Bordit është pikërisht ministër Çeku, organizatë që përfitoi mijëra euro që kur ai mori […]

Hajrullah Çeku, që zyrtarisht ministër i MKRS’së u bë nga 2 marsi i vitit 2021, ka shpërblyer  Fondacionin ‘’ Lumbardhi’’, duke i dhënë fonde në kuadër të subvencionimit   të shoqërisë civile në fushën e kulturës dhe trashëgimisë.  Se është një nga themeluesit, e vërteton edhe faqja zyrtare ‘’Kërkimi për organizatat jo-qeveritare’’.

Në listat e shpallura që ka parë Periskopi, Fondacioni ”Lumbardhi” përfitoi 10 mijë euro në kuadër të ftesës publike të datës 22 korrik 2021.

Ndërkaq, ‘Lumbardhi’ kishte aplikuar edhe në thirrjen e datës 13 gusht 2021, për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekteve – programeve të OJQ-ve nga Pakoja e ringjalljes ekonomike në Departamentin e Kulturës dhe të Trashëgimisë Kulturore. Kësaj radhe, organizata e themeluar nga Hajrulla Çeku kishte përfituar hiç më pak se 15 mijë euro.

Ministri, natyrisht nuk e la pa mbështetje financiare Fondacionin ”Lumbardhi’ as në vitin 2022. Periskopi ka parë listën e publikuar të datës së djeshme nga MKRS, teksa renditet me përqindje të pikëve 68.40, në kuadër të thirrjes për Projekt-Propozimet Kulturore ‘’Art dhe Trashëgimi Kulturore’’.

Përmes një hulumtimi shumë të thjeshtë në faqen zyrtare të ‘’Lumbardhit’ në Facebook, kemi parë pjesëmarrjen nëpër aktivitete të organizatës të Hajrulla Çekut. Aty  shkruan se ai ishte edhe anëtar i Bordit. Periskopi ka provuar të kontaktojë ministër Çekun për versionin e tij, por ka qenë i paqasshëm.

Misioni i Fondacionit ”Lumbardhi”, sipas përshkrimit të tyre, është ringjallja e kinemasë si një institucion i pavarur kulturor duke i ruajtur vlerat e tij të trashëgimisë, duke zhvilluar programe kërkimore, arsimore dhe kulturore vjetore, duke nxitur prodhimin artistik, duke i ngritur kapacitetet institucionale dhe duke rritur pjesëmarrjen qytetare në zhvillimin lokal dhe vendimmarrjen publike në fushën e kulturës.

Kujtojmë që para 2 muajve, Periskopi pati raportuar për një skandal në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me fonde,  ku të përfshirë me biznesine tyre ishin motra dhe dhëndrri i zv.ministres Daulina Osmani ./PERISKOPI/

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot