Murati vet investitor në korporata të mëdha botërore: Bën thirrje pë investime të huaja në Kosovë

Murati vet investitor në korporata të mëdha botërore: Bën thirrje pë investime të huaja në Kosovë

Volkswagen, Allianz, Tesla apo Netflix mund të marrin në konsideratë zgjerimin e mëtutjeshëm me shërbime të reja e punëtorë të rinj. Kjo, pasi kanë investime nga të gjitha anët. Ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati nuk po i besona akoma ekonomisë në Kosovë. Ai paratë e tij po i qarkullon në ekonominë jashtë Kosovës, […]

Murati po qëndron jashtë shtetit që disa ditë, dhe po hynë ngarend nëpër botë duke u thënë tjerëve: “Investoni në Kosovë”, shkruan Periskopi.com.

Meqenëse se, i njëjti ministër është i thirrur që të bindë investitorët e jashtëm që të investojnë në Kosovë, ai vet investon në shtete tjera, duke nxjerrë paratë jashtë ekonomisë së Kosovës e duke e tkurrë atë gati për disa mijëra euro.

Në deklarimin e pasurisë të vitit 2021, ministri Murati ka deklaruar se ka investuar aksione në katër korporata të mëdha të huaja botërore.

Ka deklaruar se posedon letra më vlerë në “Tesla Inc” që nga viti 2014, vlera ë të cilave është 26 mijë e 700 euro. Në “Allianz SE” që nga viti 2014 në vlerë prej 4300 euro, në “Netflix Inc” që nga viti 2020, vlera e të cilave është deklaruar 8700 euro. Po ashtu, ka deklaruar se posedon letra më vlerë në “Volsëagen AG” që nga viti 2014 në një vlerë prej 6300 eurove.

Gjatë qëndrimit në Londër për Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Ministri Murati është takuar me Martin Vickers, i Dërguar i Posaçëm për tregtinë në Ballkanin Perëndimor, njëherësh edhe kryetar i Grupit Gjithëpërfshirës Parlamentar për Kosovën në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

“Gjithashtu, Ministri e njoftoi z. Vickers edhe lidhur me mundësitë që ofron Kosova për investitorë të huaj, siç janë fuqia e re punëtore, normat e ulëta tatimore, si dhe sektori bankar i avancuar. Më tej, u diskutua edhe procesi i themelimit te Gjykatës Komerciale, e cila synon në mënyrë specifike përmirësimin e klimës së investimeve duke ulur barrën administrative për kontestet komerciale.  Me këtë rast, përmes z. Vickers, Ministri Murati ftoi kompanitë britaneze të shqyrtojnë mundësitë për investime dhe vendosje të kapaciteteve të tyre prodhuese në Kosovë. Së fundmi, të dy palët ishin të një qëndrimi që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi në mes të dy palëve partnere në fushën e investimeve të huaja direkte dhe shkëmbimeve tregtare”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar sot nga ministria e Financave, Punës dhe Transferëve të Kosovës.

Po ashtu, në një komunikatë të ministrisë të para pakë ditëve është bërë e ditur se, ministri Murati ka takuar Ministren e Financave të Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Yuriko Backes.

“Gjatë takimit, Ministrat diskutuan për situatën aktuale në Kosovë, ku Ministri Murati theksoi se pas normalizimit të situatës me pandeminë, objektiv kryesor i Ministrisë mbeten projektet zhvillimore dhe përmirësimi i ambientit të biznesit për tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Për këtë, Ministri Murati, përmes Ministres Backes, ftoi edhe një herë bizneset e Luksemburgut të shqyrtojnë mundësitë për investime në Kosovë, ku edhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me Odën e Biznesit në Luksemburg.

Nëse do të vepronin edhe 1000 biznesmenë të Kosovës si ministri Muarti, duke investuar vetëm në korporatat jashtë vendit, buxheti i Kosovës do të ishte shumë më i tkurrur.

Investimet e jashtme janë mundësia e vetme që Kosova të ketë ndonjë zhvillim ekonomik. Pa këto investime ekonomia dhe ndihmave të diasporës, Kosova vetëm mund të vendnumëronte./Periskopi.com

Të ngjashme
Çfarë dihet deri tani? Viktima në fluturimin Zvicër–Kosovë dyshohet të jetë 34-vjeçar

Çfarë dihet deri tani? Viktima në fluturimin Zvicër–Kosovë dyshohet të jetë 34-vjeçar

LVV distancohet nga Xhevrie Ademi që e ofendoi Rifat Jasharin: Nuk përfaqëson qëndrimet tona

LVV distancohet nga Xhevrie Ademi që e ofendoi Rifat Jasharin: Nuk përfaqëson qëndrimet tona

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë