Ministri Murati kërkon dorëheqjen e Abelard Tahirit nga posti i deputetit, kjo është arsyeja

Ministri i Financave, Hekuran Murati i ka kërkuar shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri që të japë dorëheqje nga pozita e deputetit. Tahiri paraprakisht u shpreh i gatshëm që të vë bast me mandatin e tij të deputetit se “nuk janë mbledhur as 2 milionë euro” në Fondin e Sigurisë, të themeluar nga […]

Tahiri paraprakisht u shpreh i gatshëm që të vë bast me mandatin e tij të deputetit se “nuk janë mbledhur as 2 milionë euro” në Fondin e Sigurisë, të themeluar nga Qeveria për ta ndihmuar ushtrinë e vendit.

“Sa i përket Fondit të Sigurisë, meqenëse vutë bast dhe thatë që jepni dorëheqje, ju ftoj që sot me dhënë dorëheqje, që sot, dhe ta shohim sa po i qëndroni fjalës”, tha Murati.

Ministri nuk pranoi ta tregonte shumën e parave të mbledhura, por këtë tha se mund t’ia tregojë Tahirit pasi ai të japë dorëheqje.

“Nuk e them unë sa është, mirëpo nuk është ajo që thatë ju dhe ju ftoj që të jepni dorëheqje që sot. Dorëzojeni dorëheqjen i nderuar deputet dhe mund t’ua tregojmë edhe privatisht, por dorëzojeni dorëheqjen së pari. Pra, qëndroni fjalës deri në fund”, tha Murati.

Murati tha se “deputeti Tahiri nuk është autoritet edhe aq i besueshëm”, pasi siç tha ai, “është dëshmuar që tash e sa kohë nga e kaluara që çdoherë ia huqë”.

Sipas ministrit të Financave, Tahiri “po shpifë” për shkak të imunitetit që ia jep pozita e deputetit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?