Ministria e drejtuar nga Xhelal Sveçla s’lejon konkurrencë, favorizon një kompani për 600 mijë stikersa

Ministria e drejtuar nga Xhelal Sveçla s’lejon konkurrencë, favorizon një kompani për 600 mijë stikersa

“Në program e kemi paraparë eliminimin e të gjitha monopoleve zhvatëse. Duhet të lejohet konkurrenca dhe të ketë një përkrahje më të madhe të ndërmarrjeve të vogla e të mesme”. Këtë lloj fraze e kemi dëgjuar në të gjitha fushatat zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje. Mirëpo, pas ‘sfidimit’ në pushtet, LVV-ja e harroi si duket premtimin…  […]

“Në program e kemi paraparë eliminimin e të gjitha monopoleve zhvatëse. Duhet të lejohet konkurrenca dhe të ketë një përkrahje më të madhe të ndërmarrjeve të vogla e të mesme”. Këtë lloj fraze e kemi dëgjuar në të gjitha fushatat zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje. Mirëpo, pas ‘sfidimit’ në pushtet, LVV-ja e harroi si duket premtimin… 

Që nga ardhja në pushtet e kryeministrit Albin Kurti, janë lidhur qindra kontrata me negocim – pa asnjë konkurrencë me kompani të ndryshme, për punë e shërbime të ndryshme, kryesisht me ndërmarrje të mëdha, shkruan Periskopi.

Ministria e Punëve të Brendshme, që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla e favorizoi një kompani të caktuar që të bëjë furnizimin me letër ngjitëse-afishe.

Më 20 shtator, serbët në veri të Kosovës ngritën barrikada në rrugët që çojnë në vendkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Ky ishte reagim ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të futur masa reciproke me Serbinë për targat. Më pas institucionet e Kosovës filluan me aplikimin e vendimit për të mbuluar targat me letër ngjitëse-afishe cilat ishin të lëshuara nga Serbia.

Furnizimi me letër ngjitëse për mbulimin e targave po bëhet nga Ministria e Punëve të Brendshme. Që kur ka filluar aplikimi i kësaj masë, MPB kishte njoftuar se ka në depo rreth 300 mijë stikersa. Periskopi ka mësuar se deri në fund të dhjetorit ishin shpenzuar vetëm  rreth 5000 sosh. Për këtë është deklaruar edhe vet MPB-ja.

Edhe pse sipas deklaratave të ministrisë, sipas ecurisë së vendosjes së tyre, në stok ka pasur afishe deri në vitin e ardhshëm.

“Furnizim emergjent me letër ngjitëse-afishe të planifikuara për targat e aluminit”. Kështu quhet tenderi që nënshkruar më mes të janarit nga ministri Xhelal Sveçla, për të cilin nuk është lejuar që të ketë konkurrencë.

Procedura është udhëhequr me negocim pa publikimin e njoftimit për kontratë, ku është favorizuar kompania “Europrint Group” SH.P.K, në shumë të përgjithshme prej 250 800,00 eurove.

Furnizimi me letra ngjitëse/afishe për targa të automjeteve për nevojat e MPB-së, me këtë kontratë do të behët për 660.000 copë letra ngjitëse. Nga kjo del se 38 cent do të kushtojë një stikers.

Periskopi ka kërkuar një përgjigje nga MPB, lidhur më atë se deri më tani sa stikresa janë shpenzuar dhe se pse është lidhur tender emergjent -me negocim. Por, zyra për infomim e ministrisë nuk ka dashur të jap asnjë sqarim rreth kësaj.

Periskopi ka mësuar se menaxher i kontratës nga MPB është caktuar, Shpejtim Krasniqi. Ai nuk ka dashur të deklarohet, nëse ka pasur apo jo afishe në stok.

“Për çdo gjë që doni të merrni informata rreth kësaj mund të merrni informata edhe në ministri. Stikersat janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare, edhe në depon e ministrisë ka stikersa. Për detaje drejtohuni tek zyra për informim”, tha shkurt Krasniqi për Periskopin.

Edhe drejtori i kompanisë “Europrint Group” nuk ka komentuar shumë. Tha se një sasi  e produktit të kërkuar është dërguar në depot e ministrisë.

“Sipas kontratës duhet të bëhen dy porosi. Një furnizim e kemi kryer, në sasi prej 300 mijë copë, furnizimin tjetër e kemi pas disa muajve. Unë mund të flas veç sa i përket furnizimit në bazë të kontratës dhe as po i përmbahemi”, tha Zabeli për Periskopi.

Zyra e prokurimit të ministrisë ka shkelur Ligjin e Prokurimit Publik më këtë rast, kur e ka realizuar këtë tender me negocim, dhe jo me procedurë konkurruese -të hapur.

Neni 35 i Ligjit të Prokurimit Publik -LPP, kapitulli për “Procedurat e negociuara pa publikimin e njoftimit të kontratës”, parasheh se kur autoriteti kontraktues mund të përdorë procedurat e negociuara pa publikimin e njoftimit të kontratës për të ushtruar aktivitetin e prokurimit vetëm pasi që të jetë në pajtim me këtë nen.

Sipas këtij neni, autoriteti kontraktues duhet që në njoftim të ofrojë një shpjegim të hollësishëm të fakteve të konsideruara dhe justifikimin për përdorimin e procedurës.

“Nëse, për aq sa është shumë e nevojshme për arsye të emergjencave ekstreme që janë shkaktuar nga ngjarje objektivisht të verifikueshme të cilat nuk kanë pasur mundësi të parashikohen me arsye nga autoriteti përkatës kontraktues, autoriteti i tillë kontraktues nuk mund ta japë kohën e kërkuar për ushtrimin e cilësdo procedurë tjetër që parashtrohet në këtë ligj. Me kusht që kjo dispozitë të mos mund të shfrytëzohet nëse rrethanat që e kanë krijuar situatën emergjente ekstreme mund t’u atribuohen veprimeve neglizhente ose të qëllimta ose lëshimeve të autoritetit kontraktues”, thuhet në një pjesë të këtij neni.

Ky kusht nuk është plotësuar, pasi MPB ka deklaruar se ka mjaftueshëm afishe, çka do të thotë se më kohë mund të planifikonte që tenderi të realizohej me procedurë të hapur.

Zbatimi zyrtar i Marrëveshjes për targat, e nënshkruar më 30 shtator në Bruksel, ka nisur më 2 tetor, ndërsa pika e dytë e marrëveshjes, e cila bën fjalë për letrat ngjitëse mbi simbolet e Kosovës dhe Serbisë në targa, ka nisur të hënën, më 4 tetor.

Kjo nënkupton që të gjitha automjetet me targa të qyteteve në Serbi dhe qyteteve në Kosovë, të lëshuara nga Ministria e Brendshme e Serbisë, të cilat Kosova i konsideron të paligjshme, do të ngjisin letra ngjitëse mbi targa, për të pasur mundësi të lëvizin në territorin e Kosovës.

E njëjta vlen për të gjitha automjetet me targa ‘RKS’ (Republika e Kosovës) për të pasur mundësi të lëvizin nëpër Serbi. /PERSIKOPI/

 

Të ngjashme
Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës