Ministria e Hysen Durmishit ia bënë hallall paret e asfaltit kompanisë që e gërreu e nuk e shtroi rrugën

Ministria e Hysen Durmishit ia bënë hallall paret e asfaltit kompanisë që e gërreu e nuk e shtroi rrugën

Rrugët rajonale dhe nacionale në Kosovë nuk ofrojnë siguri të mjaftueshme për ngasjen e automjeteve. Shumica e tyre janë me defekte të sinjalizimit, ndriçimit dhe të infrastrukturës. Kompania e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës në vitin 2020 kishte gërryer asfaltin e dëmtuar për disa kilometra në të dy anët e rrugës nacionale Prishtinë – Pejë, […]

Rrugët rajonale dhe nacionale në Kosovë nuk ofrojnë siguri të mjaftueshme për ngasjen e automjeteve. Shumica e tyre janë me defekte të sinjalizimit, ndriçimit dhe të infrastrukturës. Kompania e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës në vitin 2020 kishte gërryer asfaltin e dëmtuar për disa kilometra në të dy anët e rrugës nacionale Prishtinë – Pejë, konkretisht në mes të fshatrave Komoran e Llapushnik. Rruga nuk është asfaltuar asnjëherë. Ka mbetur ashtu, e gërryer…

Pushteti i ri qeverisës, i cili ka plot gojën me respektim të Ligjit, nuk po i interesoni që rruga ka mbetur ashtu.

Periskopi ka gjetur se kompania e cila është e obliguar të asfaltojë atë pjesë, pasi e ka gërryer vetë dhe është paguar për të, ka validitet të kontratës edhe tre muaj me ministrinë. Tash e njëjta nuk po e asfalton rrugën, ngase kur kishte ofertuar për tender nuk ia kishte marrë mendja se do të detyrohet të asfaltonte. Andaj kishte vendosur çmim “për toke” tek pozicioni i asfaltit. Fiks 5 cent e kishte vënë ofertën për m2 për shtrimin e asfaltit, ndërse tek elementet tjera të mirëvajtjes i kishte fryrë çmimet. Në fund, kishte dalë kompania më e lirë dhe ishte shpërblyer më kontratë.

Periskopi ka pyetur ministrinë se a do të detyrojë kompaninë të asfaltojë rrugën, pasi ka validitet vetëm edhe tre muaj. Ministria që udhëheqet nga zëvendësministri Hysen Drimishi, nuk ka dashur të përgjigjet.

Në fillim të korrikut të vitit 2019, Ministria e Infrastrukturës kishte nënshkruar një kontratë kornizën për tri vite që quhej “Mirëmbajtja rutinore dhe dimërore e autoudhës A7 (Ibrahim Rugova) e A6, nga udhëkryqi A7 A6 deri në kyçjen në Konjuh si dhe rrugën Nacionale N9”.

Kontratë ka qenë e ndarë në 2 lot (pjesë).

Pjesën e dytë e kishte fituar grupi i kompanive “Damstation Project & Via Engantia& Urban” në vlerë prej 3,500,654,70 euro, dhe kishte të bënte me mirëmbajtjen: Segmenti Besi -Gjurgjicë, udhëkryqit të autoudhës A7/A6 – deri në Konjuh dhe kyçja me rrugën nacionale N2.

Pra, rruga është gërryer nga kompanitë “Damstation Project & Via Engantia& Urban” .

Mëshohet se aty janë gërryer 220 mijë m2 asfalt, që aktualisht në treg kushton rreth 7 euro m2 i asfaltit me fibra, e që kompanisë do t’i kushtonte rreth 1.3 milionë euro, po ta asfaltonte. Por, kompania, sipas kontratës e cila është e publikuar në KRPP, tek lista e çmimeve të kontratës, kapitulli 5 që ka të bëjë me “Mirëmbajtja e shtresave të asfaltit”, pika 5.5 ka paraparë pozicionin “Shtesa e re qarkulluese SMA, 11 me trashësi mesatare prej 4 cm me gërryerje”. Në këtë kontratë, për tri vite, për këtë pozicion kanë qenë të parapara të asfaltohen sasia prej 210, 600. 00 m2, në një vlerë prej 0,5 cent për m2. Totali i saj i bie vetëm 10 mijë e 530 euro.

Pra, siç shihet, kompania kishte ofertuar me çmime të ulëta tek ky pozicion vetëm që ta fitonte kontratën, duke mos llogaritur që do të kërkohej asfaltimi i rrugës, ndërkohë në pozicionet tjera kishte vendosur çmime tejet të larta. P.sh, duke e ditur se në terren mund të shfaqet nevoja vetëm për riparim të ndonjë pjesë të rrugës, kishte vendosur çmim prej 12 euro për m2 për pozicionin 5.2 “Riparimi i gropëzimeve, gjurmëve, plasaritjeve të shtresës qarkulluese deri në 4 cm trashësi”. Për këtë pozicion ishin paraparë intervenimi në 1200 m2 në një çmim prej 14,400 euro. 99 mijë euro ishte paraparë vetëm pastrimi dhe larja se paku 2 herë në vit e sipërfaqes qarkulluese për 165 km, që i bije 600 euro për 1km.

Ndonëse, kontrata ka validitet edhe tre muaj, Ministria e Infrastrukturës, para pak ditëve ka hapur një tender të njëjtë për mirëmbajtjen e autostradave. Tenderi është në fazën e vlerësimit. Mësohet se kompanitë në konzercium “Damstation Project & Via Engantia& kanë garuar përsëri, veç se tash në grup më to edhe kompania “Ekskavatori”. Pra, këto kompani po mëtojnë të marrin një tjetër kontratë për punët e njëjta, ndonëse se nuk po e respektojnë kontratën e vjetër. /PERISKOPI/

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës