Ministria e Infrastrukturës nuk e bëri projektin qysh duhet, ndërpriten punimet në rrugën e shembur në Mazgit

Ministria e Infrastrukturës nuk e bëri projektin qysh duhet, ndërpriten punimet në rrugën e shembur në Mazgit

Pas reshjeve të mëdha të shiut në janar të vitit të kaluar, shumë vende u vërshuan e disa rrugë u shkatërruan. Mes tyre, ajo e Mazgitit, pjesë e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë. Tash jemi në vitin 2022 dhe rruga ka mbetur e kthyer me asfalt përfundi e me një gropë trishtuese për lëvizjen që bëhet gjatë […]

Qeveria e re që kishte marrë drejtimin e Kosovës në 2021’ën, nisi mE vonesë vlerësimin e dëmeve që u bënë në rrugë. Për rindërtimin e saj u deshëm disa javë që të bëhej një vlerësim në detaje. Për këtë, u anagzhua edhe një kompani nga Ministria e Infrastrukturës. Por, Periskopi ka qenë në vend-punishte dhe ka parë se aty nuk po punon askush që disa javë.

Zyra për Informim e Ministrisë së Infrastrukturës nuk ka dashur të përgjigjet pse aty askush s’po punon.

Periskopi ka kontaktuar edhe zyrtarët e kompanisë punëkryese, të cilët kanë deklaruar se është realizuar një pjesë e punimeve, por se ato janë ndërprerë më kërkesë të ministrisë.

“Kompania projektuese e ministrisë ka bërë disa ndryshime në projekt. Kompanisë i është dashur kohë dhe ne kemi ndalur punimet. Ndryshimet na i ka dërguar kompania, dhe besoj pas dy ditëve do të rinisin punimet”.

”Pra kemi të bëjmë në ndryshimin e projektit kryesor. Pasi të dal në teren makineria, mund të evidentohrn disa probleme që nuk mund t’i shohë projektuesi”, tha për Periskopin, Leon Elshani, menaxher në kompaninë “N.T. ,,Fer-Petroll”.

Ministria nuk ia vetë letrat OSHP-së

Pa u mbushur një vit nga asfaltimi i rrugës magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, një pjesë saj, në Mazgit ishte shembur në janar të vitit 2020. Ministria e Infrastrukturës në fillim të nëntorit 2021 kishte nisur procedurat tenderuese për riparimin e saj.

Komisioni i formuar nga ministria kishte vlerësuar se dëmet e shkaktuara nga shembja e dheut janë rreth 346 mijë euro. Këtë shumë e kishte vendosur edhe në dosje të tenderit si ofertë të përafërt për kompaninë garuese.

Për kontratë është rekomanduar grupi N.T “Fer -Petroll” & “SH.Drini Company” SHPK me një çmim prej ofertë 269996, 32 euro.

Rekomandimi për kontratë i këtij konzerciumi nga ana e ministrisë, më pas është konsideruar si proces i dyshimtë. Kjo pasi, me pretendimin se është shkelur ligji, pasi ishte shpallur fituesi, në Organin Shqyrtues të Prokurimit ishte ankuar grupi i konzorciumit N.N “100% Desing” SHPK & K.N.P.SH “Papenburg& Ardiani Compaly”.

Eksperti shqyrtues i OSHP, Ilaz Popaj e ka hartuar raportin e ekspertizës më datë 10 janar 2022, ku ka rekomanduar panelin që të anulohet njoftimi për dhënie të kontratës dhe lënda të kthehet edhe njëherë në rivlerësim, pasi ka gjetur shkelje kur është rekomanduar për kontratë grupi i kompanive. Por, raporti ekspertit nuk është trajtuar nga Bordi i OSHP-së për të marrë një vendim final, pasi ky institucion nuk ka këso organi nga viti i kaluar.

Pas 30 ditësh, raportit të ekspertit që kërkonte anulimin e vendimit për dhënie të kontratës, ministria i është përgjigjur me të kundërtën, me nënshkrim të kontratës. Më pas kompania ka nisur punimet.

Ministria ka bërë një padi për shembjen e rrugës

Pas paraqitjes së deformimeve në rrugën nacionale N2, segmenti në dalje te Auto-udhës A7 në drejtim të Prishtinës nga Mitrovica në fshatin Mazgit, në janar 2021 është bërë mbyllja e daljes në drejtim të Prishtinës si dhe njëri shirit i qarkullimit, drejtimi Mitrovicë-Prishtinë.

Një pjesë e Autoudhës N2 pësoi plasaritje të mëdha në fund të dhjetorit 2020. Më pas një pjesë u shemb.

Institucioni përgjegjës nën autoritetin e të cilës është kjo rrugë, Ministria e Infrastrukturës ka bërë përgjegjës një ndërtues, i cili kishte filluar gërmimet për ndërtimin e një objekti.

“Sa i përket kyçjes në Autostradën “Ibrahim Rugova” në fshatin  Mazgit në rrugën Prishtinë- Mitrovicë (N2), ku si rezultat i  hapjes së gropës ndërtimore pa pëlqim të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), nga një ndërtues, ka ndodhur rrëshqitja e trupit të rrugës dhe shembja e shtresës qarkulluese”, kishte thënë para disa muajve Ministria e Infrastrukturës.

Ministria kishte caktuar një komisionin profesional që të merret me sanimin e kësaj rrëshqitje.

“MMPHI menjëherë ka bërë veprimet e duhura duke filluar nga rilevimi i terenit, duke bërë profilet tërthore të terrenit dhe pastaj me studimin gjeomekanik të kësaj rrëshqitje ku janë bërë shpimet me sonda në thellësinë deri 20 metra, nën shtresën qarkulluese. Ndërsa në pjesën e poshtme të skarpates ka qenë e pamundur vendosja e mekanizimit për shpim për shkak të lëvizjes permanente të skarpates dhe kushteve atmosferike që kanë qenë të disfavorshme për këtë problem. Ministria ka caktuar komisionin profesional që të merret me sanimin e kësaj rrëshqitje”, kishte bërë tutje të ditur MI.

Pos, hapjes ilegale të gropës, ministria ka bërë përgjegjës personat që janë marrë me projektin e rrugës, pasi thonë se ai si i tillë nuk i ka plotësuar kushtet teknike.

“Kjo rrugë në atëkohë është ndërtuar pa shpronësimin e pronave të përfshira në këtë ndërtim dhe në atë kohë është punuar një projekt, i cili nuk i ka plotësuar kushtet teknike për tu proceduar me tutje, pasi që ka pasur shpërputhje të projektit dhe gjendjes ne teren. Tani ne kemi bërë revidimin e këtij elaborati të shpronësimit dhe jemi në fazën finale të përfundimit të tij. Problem në vete në këtë projekt paraqet mungesa e dokumentacionit kadastral i grabitur nga Serbia. Me se shumti problem po paraqet, mungesa e planeve grafike që kemi në zonën kadastrale Kralice dhe ekipi i gjeodeteve po bëjnë përpjekje për ti siguruar këto plane në mënyrë që të përfundoj ky projekt”, thuhej tutje nga ministria.

Periskopi ka mësuar se ministria para pak muajve ka ushtruar padi ndaj personave që dyshohet që kanë shkaktuar dëmin./PERISKOPI/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?