Ministria e Infrastrukturës pagoi 32 ish-zyrtarë të strukturave paralele pa punuar fare

Ministria e Infrastrukturës pagoi 32 ish-zyrtarë të strukturave paralele pa punuar fare

Ministria të cilën e udhëheq Pal Lekaj, kishte paguar ish-pjesëtarë të strukturave paralele në veri, pa pasur asnjë dëshmi se ata ishin paraqitur ndonjëherë në vendin e tyre të punës. Sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditorit, në vitin 2018, Ministria e Infrastrukturës, pas një procesi të rekrutimit me akt-emërime, kishte integruar 32 nëpunës të […]

Sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditorit, në vitin 2018, Ministria e Infrastrukturës, pas një procesi të rekrutimit me akt-emërime, kishte integruar 32 nëpunës të komunitetit serb, ish-pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile”, raporton KTV.

Këta punonjës ishin planifikuar të sistemoheshin nëpër komunat në pjesën veriore të Kosovës, në pozita të caktuara brenda departamenteve përkatëse në Ministri.

Për zyrtarët e lartcekur, Ministria nuk posedon dëshmi që konfirmojnë paraqitjen e tyre në vendin e punës, siç i obligon Rregullorja nr. 05/2010 e orarit të punës, përderisa Ministria kishte bërë pagesën e rregullt të pagave të tyre.

Vlera financiare për shpenzimet e pagave për vitin 2018, për 32 zyrtarë, ishte 153,554€.

“Kjo ka ndodhur për shkak se nuk janë zbatuar kontrolle menaxheriale për të siguruar se të gjithë të punësuarit janë të pranishëm në vendin e punës gjatë orarit të punës”, shkruan në Raportin e Auditorit.

Një tjetër shkelje e madhe ka të bëjë me pagesën e një fature dy herë.

“Me datën 29.11.2018, ishte ekzekutuar një pagesë me vendim gjyqësor, në vlerë të 47,168 €, nga ana e përmbaruesit privat, për projektin “Asfaltimi i rrugës Jashanicë – Klinë’’. E njëjta faturë, në po të njëjtën vlerë, me datën 26.12.2018, është paguar edhe nga Ministria e Infrastrukturës. Ministria ka filluar procedurën për kthimin e pagesës, por deri në përfundim të auditimit, kthimi i mjeteve nga kompania nuk është kryer”, ka gjetur Auditori.

Në së paku dy raste, Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar kontrata me operatorë që nuk i kanë plotësuar kërkesat e përshtatshmërisë së dosjes së tenderit.

Në vitin 2018, Ministria e Infrastrukturës ka shpenzuar 244 milionë e 826 mijë e 293 € apo 79% të buxhetit final, me një përkeqësim në performancë prej 19%, krahasuar me vitin 2017. Realizimi i buxhetit mbetet në nivel jo të kënaqshëm, përfundon raporti i Auditorit.

Shefi i kabinetit të ministrit Argjend Zenaj, nëpërmjet telefonit, ka thënë se ende nuk e kanë lexuar raportin, por, sipas tij, Auditori e ka huqur pjesën e raportit, kur ka thënë se MI-ja ka paguar pjesëtarë të strukturave paralele nga buxheti i saj.

Të ngjashme
Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”