Ministria e Infrastrukturës ia bënë hallall 2.8 milionë euro kompanisë që iu prishë asfalti pas tre muajve

Po vazhdon abuzimi me paranë publike në mënyrën më të keqe të mundshme. Asfalti edhe më tej është potencial i burimit të korrupsionit. Kjo vërehet nga puna që është bërë për ndërtimin e stacioneve të autobusëve në rrugët rajonale. Ndalesa e autobusëve vend e pa vend në rrugët nacionale dhe rajonale ishte parë si veprim […]
Ndalesa e autobusëve vend e pa vend në rrugët nacionale dhe rajonale ishte parë si veprim i rrezikshëm. Andaj, Ministria e Infrastrukturës që udhëhiqej nga Pal Lekaj në vitit 2018, kishte vendosur të ndërtojë stacione të posaçme për ndalesat e autobusëve. Për këtë punë u realizua edhe një tender i emëruar ”Ndërtimi i Vendndaljeve të Autobusëve në Rrugët Nacionale dhe Rajonale”.
Kontrata kornizë për me afat të kryerjes së punimeve për tri vjet, në mes ministrisë dhe grupit të kompanive „Pro & Co Gruup & Eskavatori“ është nënshkruar me 5 dhjetor 2018. Kontrata ka qenë kornizë për 3 vite. Mbi një vit punëkryesi, nuk kishte shtruar asfalt as një kaci. Punët kanë nisur të ekzaltohen në fund të vitit 2020 dhe kanë përfunduar në vitin e kaluar.

Çmimi total për ka qenë 2, 800, 000. 00 euro.
Periskopi ka fotografuar disa prej këtyre stacioneve, kryesisht në rrugën nacionale Prishtinë -Pejë. Është vërejtur se thuajse të gjitha nga to kanë nisur të çahen. Për shkak të punimeve jocilësore, punëkryesi është dashur të ndërhyjë në to, vetëm pak muaj pasi ka kryer punimet.

Meqenëse punët kanë përfunduar në vitin e kaluar, Periskopi jo zyrtarisht ka mësuar se është bërë pranimi teknik i tyre nga ana e ministrisë e cila udhëhiqet nga zëvendësministri, Hysen Durmishi.
Ministria nuk ka dashur të përgjigjet, lidhur me atë nëse është bërë pranimi teknik i punëve dhe se a është në dijeni për punët të cilat sasia nuk është vendosur sipas paramasës.
Menaxher i kësaj kontrate, siç shihet në kontratën që e ka parë Periskopi ka qenë zyrtari i ministrisë, Isa Berisha.
Berisha është njëri prej zyrtarëve të ministrisë që kohë pas kohe e frekuenton edhe Gjykatën Themelore në Prishtinë. Kjo ngase është pjesë e aktakuzës së keqpërdorimit në tenderin e Autostradës së Gjilanit./PERISKOPI/













