Ministria e Sveçlës anulon tenderin për furnizim me pasaporta, që u verifikua edhe nga AKI’ja

Ministria e Sveçlës anulon tenderin për furnizim me pasaporta, që u verifikua edhe nga AKI’ja

Shteti është duke u përballur me mungesë të materialit të dokumenteve të identifikimit, pra letërnjoftime, patentë shoferë e pasaporta. Kjo e fundit po gjendet në zyre të shtetit veç sa për ‘ilaç’. Ministria e Brendshme, e cila është e thirrur të sigurojë këto dokumente vitale, e ka neglizhuar procesin duke krijuar vonesa ekstreme për qytetarët […]

Tenderit të vjetër nëpërmjet të cilit bëhej furnizimi me dokumente të identifikimit i ka skaduar validiteti, e ky i riu është në proces të  anulimit.

Më  21 prill 2022 ishte hapur tender i vlerës së madhe nga zyra prokurimit e MPB-së me titull “Furnizimi me dokumente personale te identifikimit dhe mirëmbajta e sistemeve elektronike”. Vlera e parashikuar e kontratës është 12 milionë e 524 mijë euro dhe siç shihet nga titulli, pos furnizimit përfshinë edhe mirëmbajtjen e sistemit.

Periskopi ditë më parë ka raportuar se tenderi është stopuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencës – AKI për disa verifikime, ngase njëra prej kompanive e ka bazën e prodhimit të dokumenteve në Serbi.

Për  tenderin në fjalë kishin aplikuar vetëm dy kompani:

1. “Augentic GmbH; IN Groupe shpk, me vlerën e ofertës prej 12329261, 27 euro, dhe

2. Grupi i kompanive 1, “Muhlbauer ID Services GmbH; Ymako SHPK, me vlerë të ofertës prej 12456071, 43 eurove. Ky grup i kompanive, ndonëse ka ofertuar çmim pak më të lartë se grupi tjetër, ka qenë më i kompletuar me dokumentacion.

Grupi ‘Muhlbauer’ është i vetmi partner teknologjik në mbarë botën për prodhimin dhe personalizimin e kartave, pasaportave dhe aplikacioneve RFID që ofron gjithçka nga një burim i vetëm. Ka rreth 3500 punonjës dhe qendrat teknologjike i kanë në Gjermani, Malajzi, Kinë, Sllovaki, SHBA dhe Serbi.

MPB’ja anulon procesin

Ofertat janë hapur që në qershor, por tek tash MPB-ja ka vendosur që t’i hedhë të dyja poshtë. Kësisoj e ka anuluar në tërsi këtë aktivitet të prokurimit. Por, pas këtij vendimi ka marrë ankesa nga dy kompanitë, të cilat nuk janë pajtuar  që të shpallen të papërgjegjshme. Ministria në afatin ligjor ka shqyrtuar ankesat e tyre dhe i ka hedhur poshtë të dyja, duke lënë në fuqi vendimin e vetë. Rruga e vetme për kompanitë ka qenë ankimi në Organin Shqyrtues të Prokurimit -OSHP. Menjëherë posa është paraqitur ankesa në ketë institucion vetem nga grupi ‘Muhlbauer’, ministria e ka pezulluar vendimin e vetë të anulimit të aktivitetit të prokurimit. Ky pezullim do të jetë në fuqi derisa OSHP të merr një vendim lidhur me ankesen e paraqitura.

Sipas dokumenteve që janë të ngarkuara në E-prokurim, oferta e “Augentic GmbH; IN Groupe shpk është vlerësuar si e papërgjegjshme për një sërë arsyesh.

Ankesa e “Muhlbauer ID Services GmbH; Ymako SHPK” që e ka bazën e prodhimit edhe në Serbi është hedhur poshtë më arsyetimin se: “Nuk keni dorëzuar në pajtueshmëri më kërkesat në dosjen e tenderit të specifikimit teknik pika 7.4 Hardueri për qendrën e procedimet, nuk është dorëzuar fare oferta teknike, janë bashkangjitur dhe katalogët nga të cilat nuk janë identifikuar kapacitete qe janë kërkuar sipas specifikacionit teknik në Aneksin 1 të Dosjes së Tenderit”.

Ankesa në OSHP është bërë dje dhe ajo duhet edhe disa javë që të merret një vendim. (ANKESA). Fillimisht, ky organ e cakton një ekspert të vetin që të bëjë një ekspertizë, më pastaj mblidhet Bordi për të marrë vendim. Deri në marrjen e vendimit të Bordit, MPB-ja ligjërisht duhet që të mbajë procedurën e pezulluar. Me gjasë Bordi do të marrë vendim në favor të ministrisë dhe tek atëherë ky institucion mund të nisë procedurat e reja për aktivitete të prokurimit. Bazuar në kërkesën e madhe për pasaporta tash e disa ditë, ministria këtë herë nuk do të shkojë me procedurë të hapur, pasi do t’i marrë disa muaj kohë, por do të aplikojë “procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë”. Kjo procedurë është aspak transportonte, por i lejon autoritet kontraktuese që ta aplikojnë në rastet emergjente te furnizimet.

“Furnizim emergjent me dokumente të identifikimit dhe mirëmbajte të sistemit”. Fiks kështu do të quhet procedura e prokurimit të MPB-së pas vendimit të OSHP-së. Bazuar në praktikat e deritashme, pastaj tenderi do t’i jepet kompanisë gjermane “Veridos” GmbH, e cila e ka degën  saj edhe në Kosovë me përfaqësues Reinhard Hilarius. Me këtë kompani MPB-ja kishte lidhur procedurë të negociuar edhe në vitin e kaluar për furnizim më dokumente të identifikimit.

Javë më herët Periskopi ka raportuar lidhur me mungesën e dokumenteve të identifikimit.

Në MPB patën pranuar se ka probleme të furnizimit me dokumente, por nuk e kanë specifikuar problemin e prodhimit të pasaportave. Kanë thënë se ka një reduktim të kapaciteteve prodhuese si masë preventive ndaj vështirësive në furnizim me dokumente sipas planifikimeve, e cila ka ardhur si pasojë e gjendjes së përgjithshme përkatësisht krizës globale të shkaktuar nga pandemia dhe lufta ne Ukrainë.

“Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil ju njofton që procesi i prodhimit të dokumenteve është duke vazhduar dhe qytetarët janë duke u pajisur me dokumente. Mirëpo, kemi një reduktim/zvogëlim të kapaciteteve prodhuese si masë preventive ndaj vështirësive në furnizim me dokumente bllanko sipas planifikimeve, e cila ka ardhur si pasojë e gjendjes së përgjithshme përkatësisht krizës globale të shkaktuar nga Pandemia Covid-19 dhe Lufta ne Ukrainë. Ministria e Punëve të Brendshme është e përkushtuar për zgjidhjen e kësaj çështje sa më shpejtë që të jetë e mundur”, thuhej në përgjigjen e Zyrës për Komunikim Publik e Ministrisë së Punëve të Brendshme për Periskopin.

Në gjysmën e shtatorit të vitit 2021, MPB-ja, kishte lidhur kontratë me negocim me afat prej 12 muajve me kompaninë gjermane “Veridos GmbH” për tenderin “Furnizim emergjent me dokumente të identifikimit dhe mirëmbajtje të sistemeve”. Vlera e kontratës në të cilën ka qenë e përfshirë edhe prodhimi i pasaportave ka qenë 3 929 080,00 euro. Kontratës i ka kaluar validiteti deri para dy muajve dhe, siç ka mësuar Periskopi, kompania e ka ndërprerë frazimin dhe ministria po operon me sasi shumë të vogël që i ka mbetur në stok për emergjenca dhe ata që po paguajnë para për t’u dal “në të shpejtën”. /M.B -PERISKOPI/

Të ngjashme
Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës