Rozeta Hajdari shfajësohet për tekstin: “Kosova tokë e manastireve madhështore ortodokse serbe”

Qeveria e Kosovës ka sponsorizuar një artikull në revistën e njohur franceze si vend ku lindën manastiret ortodokse serbe, raporton Periskopi. Revista franceze që promovon guida turistike dhe prezanton vende për tu vizituar, “Petit Fute” , ka publikuar një artikull për Kosovën ku pos tjerash, thuhet se Kosova “gjithashtu ka qenë një tokë bizantine ku […]
Revista franceze që promovon guida turistike dhe prezanton vende për tu vizituar, “Petit Fute” , ka publikuar një artikull për Kosovën ku pos tjerash, thuhet se Kosova “gjithashtu ka qenë një tokë bizantine ku lindën manastiret e saj madhështore ortodokse serbe”.
Lidhur më këtë artikull për të cilin ka raportuar ekskluzivisht Periskopi, ka reaguar Ministria që drejtohet nga Rozeta Hajdari.
Në fakt, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka reaguar ndaj deputetit, Abelard Tahiri, i cili gjatë seancës së sotme plenare ka kërkuar sqarime nga Ministria lidhur më atë se si është e mundur që aty shkruana se “ …Sepse Kosova ka pritur në tokën e saj aq shumë popuj dhe ushtri, nga fiset paleo-ballkanike të neolitit e deri tek ushtarët amerikanë të NATO-s. Ajo gjithashtu ka qenë një tokë bizantine ku lindën manastiret e saj madhështore ortodokse serbe”.
Ministria ka thënë se shtëpia Botuese “Petit Fute” ka publikuar vetë një draft, pa lejen e ministrisë.
Bile kjo ministri ka paralajmëruar hapa ligjorë për shtëpinë botuese, pasi sipas tyre “ashtë krijuar dëm për historinë të lashtë kombëtare”.
“Me datën 18.08.2022, Shtëpia Botuese “Petit Fute” ka dërguar një verzion tjetër të dokumentit promovues të KIESA, për të cilin ka kërkuar komente. Me datën 19.08.2022, KIESA ka reaguar për draftin e ndryshuar tërësisht duke ia rikujtuar Shtëpisë Botuese që, materiali i dërguar nga “Petit Fute” nuk mbështetet aspak në tekstin e dërguar nga KIESA, si dhe ka ridërguar tekstin e njëjtë në bashkëngjitje të dërguar me herët me datën 09.08.2022. Më 28.09.2022, KIESA ka refuzuar publikimin final të dokumentit në fjalë dhe iu ka kërkuar Shtëpisë Botuese “Petit Fute” që para çdo publikimi të ndonjë artikulli të merret aprovimi nga KIESA”, ka thënë ministria.
Pra, në këtë reagim, ministria është treguar kontradiktore. Në njërën anë, thonë se deputeti ka shpifur në Kuvend, e në anën tjetër e pranojnë se shkrimi është i keq për Kosovën.
Megjithëkëtë, pos kësaj, në tekst thuren lavde edhe për partin e Albin Kurtit, të cilat më gjasë “Petit Fute”, e di se “një erë shprese ka fryrë në Kosovë pas zgjedhjeve, në shkurt të vitit 2021, të një shumice të re parlamentare të drejtuar nga partia “Vetëvendosje”.
Pra në shkrim të revistes shkruan edhe se: “Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kosova ishte vendi më i varfër i Evropës më 2021. Mirëpo, një erë shprese ka fryrë në Kosovë pas zgjedhjeve, në shkurt të vitit 2021, të një shumice të re parlamentare të drejtuar nga partia “Vetëvendosje”. I lindur nga një iniciativë qytetare, ky formacion polik më në fund synon të trajtojë problemet kryesore të vendit, të luftojë pabarazitë dhe të gjenerojë rritje”, thuhet në artikull, raporton Periskopi.
Periskopi ka mësuar se lidhur më këtë artikull të publikuar në revistën franceze është alarmuar kryeministri, Albin Kurti, të cilit partia i ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Rozeta Hajdrit.
Më këtë rast, Hajdari ka mbledhur kabinetin e saj për disa orë për ta shoshitur këtë skandal, dhe më pas kanë përpiluar një sqarim.
Më poshtë mund të lexoni sqarimin e ministrisë së Rozeta Hajdari:
Sqarim për publikun lidhur me publikimin dëmtues të Shtëpisë Botuese “Petit Fute” ndaj Republikës së Kosovës dhe shpifjeve të sotme nga Deputeti Abelard Tahiri në Seancën Parlamentare
Bashkëpunimi në mes ish Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë – KIESA dhe Shtëpisë Botuese “Petit Fute” ekziston që nga data 11 shkurt 2016, me nënshkrim të marrëveshjes në mes dy palëve për mbështetjen e hartimit, dizajnimit, shtypjes dhe publikimit të 1,500 kopjeve të broshurës për atraksionet turistike në Kosovë, të përshtatura për turistët francezë.
Në qeverisjen e tanishme, me datën 9 shkurt 2022, përmes një komunikimi zyrtar nga Shtëpia Botuese “Petit Fute” janë kontaktuar Departamenti i Industrisë dhe më pastaj KIESA, në lidhje me vazhdimin e bashkëpunimit për promovimin e kapaciteteve turistike të Kosovës në Francë.
KIESA ka vazhduar komunikimin direkt me Shtëpinë Botuese “Petit Fute” dhe ka konfirmuar marrëveshjen e bashkëpunimit për promovimin e aktiviteteve potenciale të turizmit në Kosovë.
Në komunikim me përfaqësuesit e Shtëpisë Botuese “Petit Fute” të datës 09.08.2022, KIESA ka dërguar dokumentin informues për potencialet e Republikës së Kosovës për tu publikuar në katalogun e ‘’Petit Fute”. Teksti i vetëm i dërguar nga KIESA tek shtëpia botuese “Petit Fute” është i hapur për publikun dhe nuk përmban asgjë nga shkrimet e publikuara në faqet 94 dhe 95 të katalogut të publikuar nga shtëpia botuese ‘’Petit Fute’’.
Me datën 18.08.2022, Shtëpia Botuese “Petit Fute” ka dërguar një verzion tjetër të dokumentit promovues të KIESA, për të cilin ka kërkuar komente. Me datën 19.08.2022, KIESA ka reaguar për draftin e ndryshuar tërësisht duke ia rikujtuar Shtëpisë Botuese që, materiali i dërguar nga “Petit Fute” nuk mbështetet aspak në tekstin e dërguar nga KIESA, si dhe ka ridërguar tekstin e njëjtë në bashkëngjitje të dërguar me herët me datën 09.08.2022.
Më 28.09.2022, KIESA ka refuzuar publikimin final të dokumentit në fjalë dhe iu ka kërkuar Shtëpisë Botuese “Petit Fute” që para çdo publikimi të ndonjë artikulli të merret aprovimi nga KIESA.
Përkundër kësaj, Shtëpia Botuese “Petit Fute” nuk ka dërguar artikullin me korrigjimet e nevojshme për aprovim dhe pagesë nga KIESA, ndonëse i ishte premtuar se teksti do të korrigjohet dhe editohet sipas tekstit origjinal të dërguar nga KIESA.
Në këtë rrethanë të krijuar në dëm të historisë sonë të lashtë kombëtare, me publikimin e Shtëpisë Botuese “Petit Fute” të pa aprovuar dhe pa paguar nga MINT- KIESA dhe duke shtrembëruar tërësisht historinë tonë kombëtare, përkundër kërkesës sonë për korrigjime dhe premtimit nga Shtëpia Botuese “Petit Fute”, për editim dhe dërgim për aprovim të tekstit nga KIESA, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të ndjekë rrugët ligjore për të adresuar dëmin e krijuar. /Periskopi/
Lexo edhe:












