Ministrja Gërvalla udhëton urgjentisht diku

Ministrja e jashtme, Donika Gërvalla ishte ftuar të raportonte në Komision për punë të jashtme. Ministrja kishte konfirmuar pjesëmarrjen por sipas kryetares së Komisionit, deputetes Rrezarta Krasniqi, nga kabineti i ministres dje kanë njoftuar anulimin e pjesëmarrjes së znj.Gërvalla në Komision, për shkak të një udhëtimi urgjent. “Ditën e hënë kemi pranuar konfirmimin e se […]
Ministrja e jashtme, Donika Gërvalla ishte ftuar të raportonte në Komision për punë të jashtme. Ministrja kishte konfirmuar pjesëmarrjen por sipas kryetares së Komisionit, deputetes Rrezarta Krasniqi, nga kabineti i ministres dje kanë njoftuar anulimin e pjesëmarrjes së znj.Gërvalla në Komision, për shkak të një udhëtimi urgjent.
“Ditën e hënë kemi pranuar konfirmimin e se ministrja mund të raportojë me datë 22. Pastaj më datën 21 kemi marrë një njoftim nga ana e kabinetit të ministres, se për shkak të një udhëtimi që i ka dalë urgjent, ministrja nuk mund të raportojë sot në Kuvend. Unë e shoh këtë si papërgjegjësi të ministres, gjithashtu e shoh edhe papërgjegjësi kushtetuese sepse ekzekutivi duhet t’i nënshtrohet kontrollit parlamentar. Pra ministrja nuk është në Kuvend për arsye se i ka dalë një udhëtim urgjent”, ka thënë Krasniqi./Periskopi/












