Minus Kurti: Kush mund të jenë ‘partnerët alternativ’ për themelimin e Asociacionit?

Minus Kurti: Kush mund të jenë ‘partnerët alternativ’ për themelimin e Asociacionit?

Që prej javësh, z.Gabriel Escobar, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe njeriu kyç amerikan në procesin e dialogut, po e thotë një deklaratë të shpeshtë: atë se Asociacioni do të themelohet edhe nëse me këtë nuk pajtohet udhëheqësi i qeverisë së Kosovës, z.Albin Kurti. Partnerë alternativë – është togfjalëshi me të cilin flasin figura […]

Që prej javësh, z.Gabriel Escobar, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe njeriu kyç amerikan në procesin e dialogut, po e thotë një deklaratë të shpeshtë: atë se Asociacioni do të themelohet edhe nëse me këtë nuk pajtohet udhëheqësi i qeverisë së Kosovës, z.Albin Kurti.

Partnerë alternativë – është togfjalëshi me të cilin flasin figura të rëndësishme amerikane, duke iu referuar asaj që do të gjinden ‘partnerë alternativë’ – pra minus Kurti, për themelimin e Asociacionin (e njohura Zajednicë në diskursin e Vetëvendosjes).

Edhe herën e fundit në intervista për median vendore, z.Escobar e përmendi këtë opsion.

Por, kush janë këta partnerë, pyet Periskopi dhe mundohet të gjejë përgjigjen në disa prej zhvillimeve të fundit rreth kësaj teme.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha javën e kaluar se Asociacioni është një zotim i Kosovës, të cilin duhet ta përmbush.

Një deklaratë e tillë, prej kohësh na vjen nga figura të rëndësishme të diplomacisë evropiane dhe amerikane, të involvuara drejtpërdrejt në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Por, sërish, nëse jo kryeministri Albin Kurti, pra nuk është ‘partneri’ për themelimin e Asociaconit, pra kush janë partnerët?

Mbrëmë, u publikua një lajm nga televizioni Kanali10, i cili duke u thirrë në burime brenda ambasadës amerikane në Prishtinë, tha se kjo Ambasadë, do të thërrasë shoqërinë civile për një takim, lidhur me hapat e themelimit të Asociacionit të komunave serbe.

“Takimi është ftuar për në datën 31 janar, në ambientet e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë”, raportonte mbrëmë kanali 10, duke u thirrë në burime, përcjell Periskopi.

Ishte ajo që mund të na shkonte ndër mend, pra fillimisht, partneri i parë, nëse jo Qeveria, do të ishte shoqëria civile.

Por pas këtij lajmi, klankosova do ta publikonte një informacion tjetër, duke u thirrur poashtu në burime të veta, atë se Ambasada, më 31 janar ka ftuar partitë politike për të diskutuar rreth themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ftuar partitë politike në një diskutim të përbashkët, më 31 janar. Mësohet se temë diskutimi e këtij takimi, iniciuar nga ambasadori Jeff Hovenier, do të jetë, çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në këtë tryezë diskutimi, pritet të ketë edhe diplomatë të tjerë”, do të shkruante mbrëmë Klani.

A po nis çmitizimi i Asociacionit?

Z.Derek Chollet, javën e kaluar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do ta bëjnë pjesën e vetë ‘për çmitizimin e Asociacionit’.

Kjo nënkupton sheshazi, se ekzistojnë shumë keqkuptime ose keqinterpretime në opinionin publik kosovar, lidhur me temën e nxehtë të Asociacionit.

Në këtë, nga ajo që dimë nga rrjedha politike e brendshme në vendin tonë, ka kontribuuar më së shumti partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. Ose më saktësisht, e ka mitizuar Asociacionin.

“Ne do ta bëjmë pjesën tonë në tentimin për ta çmitizuar Asociacionin në disa mënyra, sepse mendoj se ka shumë pasiguri lidhur me çfarë është Asociacioni dhe çfarë nuk është”, tha Chollet javën e kaluar në intervistë për REL, percjell sot Periskopi.

Lëvizjet e fundit nga Ambasada amerikane në Prishtinë, sidomos pasi pesë mysafirë ishin të premtën që lam pas në zyrën e Kryeministrit Kurti (Lajçak, Escobar, i dërguari gjerman dhe ai francez për dialogun si dhe një i dërguar nga Italia), tregojnë se fillimisht Ambasada amerikane në vendin tonë, do të nis atë që tha z.Chollet – pra çmitizimin e Asociacionit, ndërkaq se kush janë partnerët për themelimin e Asociacionit – në të vërtetë, mbetet të shihet në vazhdim.

Por, si do të dukej kjo nismë dhe a mund të bëhet pa Qeverinë një proces i tillë?

Sipas ish-kryeministrit Isa Mustafa, njëherit nënshkrues i Marrëveshjes mbi parimet për themelimin e Asociacionit, Qeveria nuk mund të lihet jashtë këtij procesi.

Në një deklaratë dhënë Albanian Post para pak javësh, z.Mustafa deklaroi:

Nuk shoh asnjë mundësi që qeveria të lihet jashtë e procesi i implementimit të marrëveshjes të kaloj në subjekte joqeveritare”, shpjegoi Mustafa.

“Kushtetuta nuk parasheh partnerë tjerë”, tha  Isa Mustafa.

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, është një marrëveshje që Kosova ka nënshkruar me Serbinë në vitin 2013 dhe teksti përmbante 15 pika.

Në gusht të vitit 2015, në kuadër të dialogut të Brukselit, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Isa Mustafa, dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, kanë arritur Marrëveshjen mbi parimet për krijimin e këtij asociacioni – marrëveshje kjo që nuk është zbatuar asnjëherë.

Vetëm dy muaj më vonë, përkatësisht në tetor të vitit 2015, marrëveshja është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në vendimin e nxjerrë në dhjetor të vitit 2015, ka thënë se Marrëveshja për Asociacionin, në 23 pika të saj, nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Gjykata ka konstatuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet siç ka qenë i paraparë me Marrëveshjen e parë të Brukselit (të vitit 2013), të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe të shpallur nga presidentja e Republikës së Kosovës (v.j. Atifete Jahjaga), kurse Marrëveshja mbi parimet (për themelimin e Asociacionit, e arritur më 2015) nuk është tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës./D.D./Periskopi

 

Të ngjashme
Irani paralajmëron se do të kundërpërgjigjet nëse Izraeli vazhdon sulmet ndaj Libanit

Irani paralajmëron se do të kundërpërgjigjet nëse Izraeli vazhdon sulmet ndaj Libanit

Evropa përfshihet nga vala e nxehtësisë ekstreme, paralajmërime në disa shtete

Evropa përfshihet nga vala e nxehtësisë ekstreme, paralajmërime në disa shtete

Bardhyl Mahmuti: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

Bardhyl Mahmuti: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

Trump "selam" atyre që e refuzojnë Amerikën: Ne shpenzojmë triliona për t’i mbrojtur nga Rusia, ata na thonë “JO”

Trump "selam" atyre që e refuzojnë Amerikën: Ne shpenzojmë triliona për t’i mbrojtur nga Rusia, ata na thonë “JO”

Rama për Financial Times: Nuk jam “Godfather-i” i Shqipërisë, u them shkoni në djall

Rama për Financial Times: Nuk jam “Godfather-i” i Shqipërisë, u them shkoni në djall

Tragjedi në Francë: Dy fëmijë gjenden pa jetë brenda veturës, nëna tha se i kishte “harruar”

Tragjedi në Francë: Dy fëmijë gjenden pa jetë brenda veturës, nëna tha se i kishte “harruar”

Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar