“Mishi i Brazilit”: Eskalon përballja mes Pecit dhe Mehmetajt, kalojnë në padi e kundërpadi

“Mishi i Brazilit”: Eskalon përballja mes Pecit dhe Mehmetajt, kalojnë në padi e kundërpadi

Vështirë të ketë pasur konfrontim më të ashpër dhe shpërthim gjuhe më brutale sesa sot ndërmjet Ministrit të Bujqësisë dhe gazetarit Lirim Mehmetaj, konfrontim online ky që – me ç’duket gjer më tash – përfundoi edhe me padi e kundërpadi. Mehmetaj, kryetaredaktor në Albanian Post, raportoi për një skandal me një kompani vendore mishi “Apetiti” […]

Vështirë të ketë pasur konfrontim më të ashpër dhe shpërthim gjuhe më brutale sesa sot ndërmjet Ministrit të Bujqësisë dhe gazetarit Lirim Mehmetaj, konfrontim online ky që – me ç’duket gjer më tash – përfundoi edhe me padi e kundërpadi.

Mehmetaj, kryetaredaktor në Albanian Post, raportoi për një skandal me një kompani vendore mishi “Apetiti” e cila, me ç’është raportuar deri më tash ndonëse ende pa një konkluzion zyrtar, ka blerë mish nga Brazili dhe ka arritur të mashtrojë në dokumentacion përmes Agjencisë shtetërore të Kosovës së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK) duke e riregjistruar përmes saj atë si mish me origjinë nga Kosova për ta shitur si të tillë në Shqipëri.

Mbi 600 ton vetëm gjatë vitit 2023, raportoi Mehmetaj, teksa iu drejtua Ministrin të Buqjësisë, Faton Peci, nën përgjegjësinë e të cilit funksionon kjo agjenci.

Dil more trego qysh është e mundur me depërtu dikush aq thellë në shtet saqë dokumentet e institucioneve i siguron si letra tualeti”, shkroi Mehmetaj, teksa shpaloi dokumentin të cilën kjo kompani, sipas tij, e kishte falsifikuar përmes AUVK-ut.

Ministri Faton Peci, pa arritur ende deri në shpërthimin e tij ndaj Mehmetajt – tha vetëm se “në rast të konfirmimit të pretendimeve të gjithë individët e involvuar si dhe operatori ekonomik do të perballen me pasoja ligjore dhe administrative”.

Mehmetaj, në anën tjetër, ishte mendjeprerë që ky skandal shtrihet deri te Faton Peci, për çka edhe personalisht iu drejtua si “i korruptum për pak pare nga një kompani e poshtër”.

Pas këtij postimi, Peci shpërtheu disproporcionalisht duke e “serbëzuar” Mehmetajn me etiketime si “Klub i (Jovica) Stanishiqit” dhe “llaskuc” për çka tha se “do ta padisë për shpifje”.

I bëj thirrje që ti bëjë publike pretendimet e tij, po jo vetëm të tij por të një Kosove të tërë e t’i shpalosë faktet e njohuritë e tij për korruptimin tim. Kriminalitetin e Klubit të llaskucave të Stanishiqit dhe dostave të tij të instaluar me dekada në AUV jam duke e shkërrmoqur dita-ditës!”, ka shkruar Peci në replikën e tij.

S’vonoi disa dhjetëra minuta ku njoftoi se e ka gati padinë dhe e postoi një faqe të vetme që pretendoi se e ka gatinë padinë, ani pse në postim dukej vetëm faqja 1, dhe dukej që është faqe 1/1, si tregues që s’ka faqe tjetër.

Këtu ndërhyri Mehmetja me vërejtje: “Peci e ka publiku kinse padinë ndaj meje, por këta janë aq të paaftë saqë i zë njeri në cdo hap. Nëse shkoni te Padia që ai e ka publikuar, aty nuk ka as vulë e as nënshkrim të asnjë avokati, gjithashtu Padia ka në përbërje vec një faqe, pra vec faqen hyrëse, që në fakt nuk përbën padi fare. E bre po të budallëm kishi pas qenë”.

Mehmetaj i qëndroi toneve të ashpra duke shkruar se “ky është veç fillimi o hajn” dhe se “kam me ju demasku një për një”.

Padia, besoni ose jo, vjen në ditën kur unë e vë në vëmendje të publikut se një zinxhirë i korruptuar brenda agjencisë së ministrisë së tij e mundëson shitjen e mishit të Brazilit si ‘mish i freskët i Kosovës’. Duke ditur që padia diku vjen në shqyrtim pas 3-4 vjetësh, Peci e ka idenë që kështu largon vëmendjen nga skandali dhe i detyron tru-trashët që e votojnë të merren me padinë”, ka shkruar Mehmetaj.

Por, kjo padi – përndryshe e 6-ta po më duket që ma bën pushteti deri më tani – ma mundëson mua t’i bëjë kundërpadi. Kështu Peci do të obligohet të dëshmojë para gjykatës se cilët gazetarë të Kosovës paskan lidhje me Serbinë, ashtu siç ka aluduar në statusin e tij, derisa unë do të tregoj çfarë hajni dhe keqpërdoruesi është ky”, ka shkruar mes tjerash ai.

Raporti i ICG: Kosova po e fiton betejën për kontrollin e Veriut, duhet t’i tërheq specialët nga rajonet me shumicë serbe

Të ngjashme
Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre