Misioni i SHBA-së në NATO: S’jemi në dijeni për ndonjë diskutim për reduktim apo heqje trupash nga Kosova

Misioni i SHBA-së në NATO: S’jemi në dijeni për ndonjë diskutim për reduktim apo heqje trupash nga Kosova

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO , të pyetur në mënyrë specifike për Kosovën, kanë thënë se s’janë në dijeni të ndonjë diskutimi për reduktim apo tërheqje të trupave amerikane. Një zyrtar i lartë i Misionit të SHBA-së në NATO ka thënë për Gazetën Express, se edhe Sekretari i Mbrojtjes Hagseth në […]

Një zyrtar i lartë i Misionit të SHBA-së në NATO ka thënë për Gazetën Express, se edhe Sekretari i Mbrojtjes Hagseth në javën e kaluar ka thënë se s’ka pasur vendime që kanë të bëjnë me nivelin e trupave amerikane.

“Ne nuk jemi në dijeni të ndonjë diskutimi, dhe siç e tha Sekretari Hegseth javën e kaluar nuk ka pasur vendime që kanë të bëjnë me nivelin e trupave”, ka thënë ky zyrtar i lartë i misionit të SHBA-së në NATO.

Ka qenë gazeta gjermane “BILD” që dje ka raportuar se institucionet e sigurisë evropiane janë të alarmuar për mundësinë e reduktimit të trupave amerikane në Evropë. Kjo media e kishte përmendur në mënyrë specifike edhe Kosovën, duke thënë se Italia po përgatitet edhe për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova.

Siç shkruante kjo gazetë, kjo do të çonte në një situatë ku aleatët evropianë do të ishin të vetëm në Ballkan “kundër mikut të Putinit Aleksandar Vuçiq dhe ushtrisë së tij të fuqishme serbe”.

Për çështjen e pranisë së trupave amerikane në Evropë ka folur të martën edhe shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump. Në një konferencë për media, i pyetur nëse është i gatshëm t’i tërheqë trupat amerikane nga Evropa si pjesë e marrëveshjes mes Rusisë dhe Ukrainës, Turmp ka thënë se askush s’i ka kërkuar që ta bëjë një gjë të tillë.

“Unë nuk mendoj se ne do të duhet ta bëjmë këtë. Unë nuk do të doja ta bëja këtë. Por kjo çështje nuk është ngritur kurrë” ka deklaruar Trump.

Sipas faqes zyrtare të KFOR-it, SHBA-ja ka në Kosovës 602 ushtarë dhe është një prej shteteve me numrin më të lartë të forcave.

Të ngjashme
Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta