Mjekja italiane e frustruar: Ronaldo merr 1 milion në muaj, shkoni shërohuni tek ai

Mjekja italiane e frustruar: Ronaldo merr 1 milion në muaj, shkoni shërohuni tek ai

Koronavirusi është një makth që vazhdon të përhapet pa fund në të gjithë botën dhe me sa duket në Itali ka nisur që të thithë edhe pak mllef. Ndërsa të vdekurit në Gadishullin Apenin kanë kaluar kuotën 1000 (1016 me saktësi deri dje), nga të cilët 189 vetëm në 24 orët e fundit, kanë bërë […]

Ndërsa të vdekurit në Gadishullin Apenin kanë kaluar kuotën 1000 (1016 me saktësi deri dje), nga të cilët 189 vetëm në 24 orët e fundit, kanë bërë që edhe zërat ofensivë të nisin të përhapen.

Pas rasteve të fundit ku një jehonë jo të vogël bënë pozitiviteti i dy futbollistëve të Serisë A, si juventini Daniele Rugani dhe sampdoriani Manolo Gabiadini, një fizioterapiste, e specializuar edhe në infermieri, e quajtur Valeri Kambiagi, ka bërë bujë me postimin e saj. Ajo u ka dalë në mbrojtje mjekëve italianë, që prej dy muajsh po luftojnë hapur me virusin, për të shpëtuar pacientët e prekur.

Valeri ka shpërthyer me anë të një statusi, kuptimi i të cilit është që qeveria italiane mbi të gjithë të nisë të kthejë seriozisht sytë nga përparëset e bardha, të cilat edhe pse me rroga absurde, janë të parët që shkojnë të ndihmojnë dhe të luftojnë të shpëtojnë edhe milionerët e miliarderët, siç mund të jenë futbollistët.

“Ju u jepni 1 milion euro rrogë në muaj disa futbollistëve dhe 1300 euro studiuesve shkencorë e mjekëve. Tani, shkoni t’ju shërojë Ronaldo”, ishte postimi në “Facebook” i Valeri Kambiagit, e cila nuk kishte se si të mos bënte xhiron e rrjeteve, por edhe mediave të ndryshme, por duke prekur me emër konkret ylli i Juventusit, që paguhet 31 milionë euro neto në sezon.

Sigurisht që fizioterapistja nuk do të ketë pasur diçka direkte me portugezin, por e ka marrë emrin e tij të bujshëm, për të vënë në qendër të vëmendjes faktin se pas kësaj traume, mjekët italianë dhe jo vetëm vazhdojnë që të jenë në vijën e parë të sulmit të Koronavirusit, duke luftuar me atë çdo minutë, për të fituar këtë sfidë të frikshme.

Të ngjashme
Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Pse futbolli quhet “soccer” në SHBA dhe Kanada?

Pse futbolli quhet “soccer” në SHBA dhe Kanada?

Spanja e frikshme sonte, vjen edhe goli i dytë ndaj Arabisë Saudite

Spanja e frikshme sonte, vjen edhe goli i dytë ndaj Arabisë Saudite

YAMAAAAAAAAL! Spanja në epërsi ndaj Arabisë Saudite

YAMAAAAAAAAL! Spanja në epërsi ndaj Arabisë Saudite

Spanja kërkon fitoren e parë, Arabia Saudite befasi: Publikohen formacionet zyrtare

Spanja kërkon fitoren e parë, Arabia Saudite befasi: Publikohen formacionet zyrtare

Tunizia përsëriti startin historik të Greqisë 1994, eliminim i hershëm në Botëror

Tunizia përsëriti startin historik të Greqisë 1994, eliminim i hershëm në Botëror

Spanja dhe Belgjika kërkojnë fitoren e parë, Arabia Saudite dhe Irani synojnë befasinë

Spanja dhe Belgjika kërkojnë fitoren e parë, Arabia Saudite dhe Irani synojnë befasinë

Çmenduri në zhveshtore: Pse mbreti dhe mbretëresha e Holandës festuan me futbollistët e Curaçaos?

Çmenduri në zhveshtore: Pse mbreti dhe mbretëresha e Holandës festuan me futbollistët e Curaçaos?

Zeneli pas debutimit në Botëror: Përfaqësoj Suedinë dhe Kosovën

Zeneli pas debutimit në Botëror: Përfaqësoj Suedinë dhe Kosovën

Botërori 2026 arrin 100 gola me ritëm rekord pas 68 vitesh – a janë topi dhe ndërprerjet arsyeja?

Botërori 2026 arrin 100 gola me ritëm rekord pas 68 vitesh – a janë topi dhe ndërprerjet arsyeja?

Triumf i Japonisë, tjetër poshtërim për Tunizinë

Triumf i Japonisë, tjetër poshtërim për Tunizinë

Gjermania barazon rezultatin, falë dy zëvendësuesve

Gjermania barazon rezultatin, falë dy zëvendësuesve

Shokohet Gjermania, Bregu i Fildishtë kalon në epërsi me golin e Kessie

Shokohet Gjermania, Bregu i Fildishtë kalon në epërsi me golin e Kessie