MKRS thotë se s’ka pezullim të procedurave për master-planin e Kompleksit Memorial Adem Jashari

MKRS thotë se s’ka pezullim të procedurave për master-planin e Kompleksit Memorial Adem Jashari

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, ka mohuar se është pezulluar ose ka shkelje të procedurave të zhvillimit të master-planit të Kompleksit Memorial Adem Jashari në Prekaz. Ministria ka sqaruar se procesi është duke ndjekur rrugën e duhur sipas legjislacionit aktual për prokurim publik dhe se asnjë vendim final nuk është marrë akoma për këtë […]

Ministria ka sqaruar se procesi është duke ndjekur rrugën e duhur sipas legjislacionit aktual për prokurim publik dhe se asnjë vendim final nuk është marrë akoma për këtë çështje.

“Procesi për master-planin e Kompleksit Memorial ‘Adem Jashari’ vazhdon të ecë përpara me qetësi dhe në përputhje me procedurat e prokurimit publik. Kemi konstatuar se nuk ka shkelje të procedurave dhe se nuk është marrë ende një vendim përfundimtar.”

Sipas ministrisë, ky proces ka arritur një fazë shqyrtuese nga Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) që ka filluar me datën 22 dhjetor 2023

Nuk ka arsye për alarm sepse procesi ligjor për shqyrtimin e ankesave është në zbatimin e tij të duhur dhe brenda afateve të përcaktuara ligjore,” shtoi ministria.

Reagimi i ministrisë përfshin gjithashtu një sqarim lidhur me natyrën e procesit të ankesave dhe sesi ky i fundit ndikon në procedurat e prokurimit.

Sipas MKRS-së akuzat për “shkelje flagrante” janë vetëm pretendime nga ana e operatorëve ekonomikë që nuk arritën të vlerësoheshin si fitues dhe se këto çështje janë në shqyrtimin profesional nga njësitë përgjegjëse institucionale.

Më tej, ministria siguron qytetarët se veprimet e marra gjatë procesit të zhvillimit të master-planit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” i përshtaten ligjit në fuqi dhe procedurave të rregullta administrative për menaxhimin e një konkursi ndërkombëtar të projektimit.

Në pjesën e fundit të reagimit, ministria sqaron se ka qenë e qartë dhe transparente gjatë gjithë kohës dhe ka mbajtur publikun të informuar për çdo hap në procesin e zhvillimit të master-planit.

Ministria ka vënë në dukje përpjekjet e bëra deri më tani për të parandaluar çdo dëmtim të mundshëm të strukturave brenda kompleksit dhe ka vlerësuar nevojën për veprime të shpejta dhe të matura nga të gjithë aktorët e përfshirë për të siguruar një rezultat të suksesshëm dhe të qëndrueshëm për këtë vend të rëndësishëm historik.

Të ngjashme
Anglia blindon fitoren, Rashford realizon ndaj Kroacisë

Anglia blindon fitoren, Rashford realizon ndaj Kroacisë

Dejona Mihali eskalon, ofendon Ramën: Do të shkosh në koshin e mbeturinave që i ke grumbulluar vet

Dejona Mihali eskalon, ofendon Ramën: Do të shkosh në koshin e mbeturinave që i ke grumbulluar vet

Avdullah Hoti reagon pas sinjaleve të Lutfi Hazirit për bashkëpunim me VV: S’do të ketë eksperimente, LDK s’është pronë e askujt

Avdullah Hoti reagon pas sinjaleve të Lutfi Hazirit për bashkëpunim me VV: S’do të ketë eksperimente, LDK s’është pronë e askujt

Haziri: Osmani e ka konfirmuar se nuk do të lejojë që emri i saj të shndërrohet në pengesë për arritjen e një marrëveshjeje

Haziri: Osmani e ka konfirmuar se nuk do të lejojë që emri i saj të shndërrohet në pengesë për arritjen e një marrëveshjeje

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Haradinaj: Mandatin e deputetit ia lë kolegëve, do të vazhdoj angazhimin për Kosovën në forma të tjera

Haradinaj: Mandatin e deputetit ia lë kolegëve, do të vazhdoj angazhimin për Kosovën në forma të tjera

Gjermania kërkon qartësi mbi planin që aleatët e NATO-s të ndihmojnë me Hormuzin

Gjermania kërkon qartësi mbi planin që aleatët e NATO-s të ndihmojnë me Hormuzin

S’kanë të ndalur golat, Anglia e rikthen prapë epërsinë me të nisur pjesa e dytë

S’kanë të ndalur golat, Anglia e rikthen prapë epërsinë me të nisur pjesa e dytë

Rama ia kthen Muratit: Me punu s’po ja u don, me blloku çoheni edhe natën

Rama ia kthen Muratit: Me punu s’po ja u don, me blloku çoheni edhe natën

Çfarë ndeshje, Kroacia e barazon sërish rezultaltin ndaj Anglisë

Çfarë ndeshje, Kroacia e barazon sërish rezultaltin ndaj Anglisë

Spektakël, Anglia e rikthen epërsinë ndaj Kroacisë

Spektakël, Anglia e rikthen epërsinë ndaj Kroacisë

Gol spektakolar, Kroacia e barazon rezultatin ndaj Anglisë

Gol spektakolar, Kroacia e barazon rezultatin ndaj Anglisë

Anglia kalon në epërsi ndaj Kroacisë, Kane i saktë nga penalltia

Anglia kalon në epërsi ndaj Kroacisë, Kane i saktë nga penalltia