Molliqaj thotë se Albin Kurti po bën ekonomi të propagandës: Sot mashtroi me subvencionet për bujqësinë

Molliqaj thotë se Albin Kurti po bën ekonomi të propagandës: Sot mashtroi me subvencionet për bujqësinë

Kreu i PSD’së, Dardan Molliqaj ka shkruar rreth situatës së fundit dhe krizave që kanë kapluar Kosovën, si me produkte esenciale ushqimore, si me naftën, pa harruar edhe rrymën javë më parë, transmeton Periskopi. Ja postimi i plotë: Obsesioni me shifra është ekonomi e propagandës Obsesioni me shifra është ekonomi e propagandës, jo e rritjes […]

Kreu i PSD’së, Dardan Molliqaj ka shkruar rreth situatës së fundit dhe krizave që kanë kapluar Kosovën, si me produkte esenciale ushqimore, si me naftën, pa harruar edhe rrymën javë më parë, transmeton Periskopi.

Ja postimi i plotë:

Obsesioni me shifra është ekonomi e propagandës

Obsesioni me shifra është ekonomi e propagandës, jo e rritjes së mirëqenies. Ato e flasin Kurtin, më parë se sa ky ekonominë. Edhe kur njerëzit vuajnë mbi supet e tyre jetën e shtrenjtë, shifrat flasin veç mrekulli e tejkalim të planeve.

Të dhënat thonë se mbi 40% e GDP-së së vitit të kaluar lidhen me të hyrat e diasporës, Qeveria ndërkaq na flet për mrekullinë e saj ekonomike; na flet për rritje të eksportit, por nuk tregon sa u rrit importi. Sot mashtroi mbi subvencionet për bujqësinë.

Para 1 ore Qeveria na tha se po e rritë subvencionimin e grurit për 216%, apo nga 150 euro në 470 euro. Bukur fort. Çfarë thonë mund të jetë e saktë, por problemi është prapë çfarë nuk thonë. Le t’i shohim shifrat që përbëjnë koston deri në produktin final. Plehu për hektar në vitin 2021 ka kushtuar 240 euro, në vitin 2022 kushton 624 euro. Fara në vitin 2021 ka kushtuar 132 euro, në vitin 2022 kushton 156 euro. Nafta në vitin 2021 kushtoi 60 euro, kurse një vit më pas kushton 109 euro. Korrja në vitin e kaluar kushtoi 100 euro, me çmimin aktual të naftës, pa llogaritur çfarë na pret, tash kushton 180 euro.

Për ta përmbledhur: Një hektar grurë nga mbjellja deri në korrje në vitin 2021 ka kushtuar 532 euro. Subvencioni ka qene 150 euro. Pra bujku ne vitin 2021 ka paguar 382 euro për hektar. Në vitin 2022 një hektar kushton 1095 euro. Subvencioni shtetit është 470 euro. Sot bujku për hektar paguan 625 euro. Apo 243 euro më shumë se vitin e kaluar edhe pas subvencionit të qeverisë.

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës