“Mos e humbisni këtë shans, e gjithë bota po ju shikon”, bisedimet mes SHBA-së dhe Ukrainës po vazhdojnë në Jeddah

“Mos e humbisni këtë shans, e gjithë bota po ju shikon”, bisedimet mes SHBA-së dhe Ukrainës po vazhdojnë në Jeddah

Delegacionet e SHBA-së dhe Ukrainës kanë filluar bisedimet e sotme të paqes në Jeddah Kievi po përfaqësohet në bisedime nga ministri i jashtëm Andriy Sybiha dhe ministri i mbrojtjes Rustem Umerov. Teksa në anën e tjetër, Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio është zyrtari më i lartë i SHBA-së në bisedime. “Ukraina do paqe dhe […]

Kievi po përfaqësohet në bisedime nga ministri i jashtëm Andriy Sybiha dhe ministri i mbrojtjes Rustem Umerov.

Teksa në anën e tjetër, Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio është zyrtari më i lartë i SHBA-së në bisedime.

“Ukraina do paqe dhe është e gatshme të negocioj t’i jap fund kësaj lufte”, thotë këshilltari më i lartë i Presidentit Zelensky.

Kievi gjithashtu pritet të shtyjë SHBA-në drejt rifillimit të ndihmës ushtarake dhe shkëmbimit të inteligjencës pasi Uashingtoni i ndërpreu të dyja javën e kaluar.

Sekretari i Shtetit i SHBA, Marco Rubio sugjeroi se të dy aspektet e mbështetjes ukrainase mund të rifillojnë nëse Kievi angazhohet për një proces paqeje.

Rubio tha se pezullimi fillestar i ndihmës erdhi sepse siç thotë ai, “ne ndjemë se ukrainasit nuk ishin të përkushtuar” në negociatat për t’i dhënë fund luftës.

Ai tha se nëse kjo ndryshon, politika e SHBA ka të ngjarë të ndryshojë gjithashtu.

“Shpresoj se do të kemi një takim vërtet të mirë nesër dhe do të jemi në një vend tjetër”, shtoi ai.

Ka pasur reagime edhe nga Evropa.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, tha se rendi i sigurisë evropiane po tronditet, me qëndrimin gjithnjë e më agresiv nga Rusia dhe ndryshimin në politikën e mbrojtjes së SHBA-së.

“Disa besonin se Rusia mund të integrohej në arkitekturën ekonomike dhe të sigurisë të Evropës. Të tjerë shpresonin se ne mund të mbështeteshim pafundësisht në mbrojtjen e plotë të Amerikës. Koha e iluzioneve ka mbaruar”, tha ajo.

Edhe kryeministri polak, Donald Tusk postoi në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e bisedimeve të sotme SHBA-Ukrainë në Jeddah.

“Të dashur amerikanë, të dashur ukrainas, mos e humbisni këtë shans. E gjithë bota po ju shikon sot në Jeddah. fat të mirë!”, shkroi ai. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?