Motra e qiradhënësit të Albin Kurtit, e para në listë për Kryeshefe të KPM’së (Dokument)

Motra e qiradhënësit të Albin Kurtit, e para në listë për Kryeshefe të KPM’së (Dokument)

Kryeministri Albin Kurti është në përpjekjet e fundit për ta kapur me njeriun e tyre një pozitë mjaft të rëndësishme në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM). Për pozitën më të lartë në këtë organ të pavarur, Albin Kurti tashmë ka një emër që ndërlidhet direkt me të. Ajo është motra e pronarit të shtëpisë […]

Enis Rrustemi, Periskopi

Në krye të listës së të përzgjedhurve në konkursin për Kryeshef Ekzekutiv në KPM figuron emrin i Herolinda Zagragja Goçi.

Momentalisht, ajo është udhëheqëse e Divizionit për Ankesa dhe Përfaqësim në Komisionin e Pavarur për Media.

Periskopi ka arritur të siguroj listën e kandidatëve për pozitën ‘Kryeshef Ekzekutiv në KPM’. Në listë prinë Herolinda Zagragja Goçi, që është motra e pronarit të shtëpisë në të cilën Kurti tash e sa vite është qiraxhi i tyre.

Në prill të këtij viti, KPM kishte njoftuar për hapjen e një konkursi për pozitën Kryeshef Ekzekutiv’. Kjo ishte hera e dytë që ky konkurs shpallej, pasi i pari ishte anuluar.

 

Tendenca e Qeverisë Kurti për të emëruar dhe kapur edhe këtë institucion të rëndësishëm, duket të jetë në sinkron edhe me ndryshimet e paralajmëruara në Projektligjin për KPM.

Ndryshimet që po diskutohen në këtë projektligj kanë ngritur shqetësime, jo vetëm të mediave por edhe të shoqërisë civile.

Në dëgjimin publik të ftuar për Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), Flutura Kusari nga Forumi për integritet të informacionit pati thënë se nëse nuk ndryshon ky projektligj, me të do të e lehtëson kapjen e mediave nga partitë.

“Një prej shqetësimeve kryesore tona është që nëse projektligji nuk ndryshon, atëherë partitë apo bashkësitë fetare të hapin televizione apo radio… një gjë e tillë nënkupton se për një kohë të shkurtë do të kemi skenë mediale të mbushur me TVVV, TVPDK, TVLDK e TVAAK”, kishte thënë Kusari.

Para pak ditësh, Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal kaloi për votim në lexim të dytë në Kuvend raportin me amendamente të komisioneve të përhershme lidhur me Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media.

Deputetët e opozitës kishin propozuar që ky projektligj të dërgohet për shqyrtim edhe në Komisionin e Venecias, pasi sipas tyre, ka pasur reagime nga shoqëria civile dhe mediat që ky projektligj cenon lirin e mediave.

Cila është historia e Albin Kurtit me familjen Zagragja?

Pak para se të bëhej kryeministër, Albin Kurti ndërroi vendbanimin. Ai u zhvendos në Taslixhe, një lagje periferike e Prishtinës. Kurti ka deklaruar se paguan 250 euro qira për një shtëpi mjaft të madhe, dy katesh. Pronarë të shtëpisë ku aktualisht banon kryeministri Kurti janë familja Zagragja.

Në pesë raportet e fundit ndërkombëtare, Qeveria Kurti gjithashtu është akuzuar për tentim kapjen e mediave dhe sulmet e njëpasnjëshme drejt tyre. /Periskopi/

 

 

 

Të ngjashme
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it