Motra e Xhelal Sveçlës, Magbulja, punësohet në ministrinë e Pecit

Motra e Xhelal Sveçlës, Magbulja, punësohet në ministrinë e Pecit

Motra e Xhelal Sveçlës, Magbule Hyseni, është punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.  Magbule Hyseni është motra e Xhelal Sveçlës, ministrit të Punëve të Brendshme të shtetit. Ku fakt nuk do të përbënte lajm, nëse motra e Sveçlës nuk do të punësohej së fundmi në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, […]

Magbule Hyseni është motra e Xhelal Sveçlës, ministrit të Punëve të Brendshme të shtetit.

Ku fakt nuk do të përbënte lajm, nëse motra e Sveçlës nuk do të punësohej së fundmi në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, zbulon Insajderi.

E njëjta është angazhuar në pozitën Zyrtare për Rrjetin Kombëtar Rural dhe partnerët e tjerë socialë për përgatitjen e Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (PBZHR) në kuadër të Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Ky projekt mbështet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe financohet nga kredia e Bankës Botërore, shkruan Gazeta Insajderi.

Të dy këto institucione, Ministria e Bujqësisë dhe Banka Botërore e kanë konfimruar punësimin e Magbule Hysenit në dikasterin e udhëhequr nga ministri Faton Peci, i emëruar nga kryeministri Albin Kurti.

“Znj. Hyseni ishte angazhuar në Departamentin e Politikave të Zhvillimit Rural/Autoriteti Menaxhues brenda MBPZhR-së”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Bujqësisë për Gazetën Insajderi.

Hyseni për këtë pozitë është zgjedhur nga Ministria e Bujqësisë, bazuar në procedurat e prokurimit të Bankës Botërore.

“Procesi i përzgjedhjes për stafin që punon në zbatimin e projektit është përgjegjësi e agjencisë zbatuese, në këtë rast Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, thuhet në përgjigjen e Bankës Botërore.

Komisioni Vlerësues për angazhimin e Hysenit, motrës së Sveçlës, është përbërë nga anëtarë të projektit dhe anëtarë të MBPZhR-së.

Ndërkaq, paga e saj në kuadër të projektit të Bankës Botërore që implementohet nga Ministria e Bujqësisë, është 423 euro, sipas koeficientit të paraparë në konkurs, ekuivalente me gradën 7 të Shërbyesit Civil.

Mbi krejt këto çështje,  Insajderi e ka pyetur edhe Magbule Hysenin, por e e njëjta nuk ka kthyer përgjigje, ndonëse pyetjet në adresë të saj kanë shkuar para katër ditësh.

Projekti i Bankës Botërore, në të cilin është angazhuar Hyseni, ka për qëllim përmirësimin e produktivitetit dhe qasjes në tregje të përfituesve të projektit në nënsektorët e hortikulturës dhe blegtorisë në Kosovë dhe forcimi i kapaciteteve institucionale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Data e mbylljes së tij është më 30 qershor 2022.

 

Të ngjashme
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit