Mungon Rrahman Jasharaj, aty është Nagavci: Nis përballja e dytë para mediave SBAShK – Qeveri

Mungon Rrahman Jasharaj, aty është Nagavci: Nis përballja e dytë para mediave SBAShK – Qeveri

Komisioni për arsim, po mban takim me Këshillin grevist SBAShK-ut, në përpjekje për të gjetur zgjidhje për situatën kaotike në arsim. Në këtë mbledhje, shihet që mungon z.Rrahman Jasharaj. 

Ymer Ymeri nga Sindikata, tha se shpresojnë që shpejt do të dalin nga kjo situatë.

“Nëse kemi vullnet të dyanshëm, Sindikatat kanë vullnet me dalë nga kjo situatë. Ndoshta është zgjatë pak tepër për shkak të formës së komunikimit ose moskomunikimit, nëse kishim diskutu më shpejt kishim dalë nga kjo situatë.

Nga kjo situatë nuk mund të dalim pa bisedime dhe s’mundemi me arritë në një marrëveshje pa diskutime.

Shpresoj që edhe ministri Hekuran Murati edhe ministrja Nagavci e kanë qëllimin të dalim nga kjo situatë.

Po them se ndoshta me një buxhet simbolik dhe me një vullnet të mirë ndoshta mund të dalim nga kjo situatë”, ka thënë ai./Periskopi

Shpërndaje në: