Murati i quajti sindikatat ‘të kapura’, Nika i ‘Ferronikelit’: S’di qysh e ke vërtetu, s’ke qare pa u marr me ne

Murati i quajti sindikatat ‘të kapura’, Nika i ‘Ferronikelit’: S’di qysh e ke vërtetu, s’ke qare pa u marr me ne

Një revoltë sindikaliste po zhvillohet javëve të fundit karshi Qeverisë Kurti. Të gjitha këto sindikata që janë të thirrura në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, po kërkojnë nga kryeministri që t’u dalë në mbështetje, për shkak të krizave që kanë kapluar sektorët e tyre. Përkundër protestave të vazhdueshme, deri tash nuk kanë marrë ndonjë […]

Përkundër protestave të vazhdueshme, deri tash nuk kanë marrë ndonjë përgjigje. Mirëpo është ministri i Ekonomisë, Hekuran Murati që përmes një postimi ka atakuar sindikatat në përgjithësi, duke i quajtur ”të kapura”.

E lidhur me këtë, Periskopi ka kontaktuar kryetarin e Sindikatës së Ferronikelit, Fehmi Nikën, i cili brenda një muaji ka udhëhequr dy protesta përballë objektit të Qeverisë në Prishtinë.

Nika ka deklaruar se sindikata e Ferronikelit mbron vetëm interesat e punëtorëve, të cilët janë qytetarë të Kosovës dhe po presin përkrahje prej kryeministrit.

‘’Unë nuk e di qysh e ka vërtetu ministri se sindikatat janë të kapura. Sa i përket Sindikatës së Ferronikelit, e di që Sindikata e Ferronikelit është e punëtorëve dhe merret me problemet e tyre. Nëse nuk kanë punëtorët e Ferronikelit problem financiare sa i përket cështjes së tyre, atëherë mbetet qashtu qysh ka thënë ministri Murati’’, tha Nikaj për Periskopin.

‘’Por nëse punëtorët e Ferronikelit janë mbetë pa paga e pa të ardhura, atëherë nuk e di se cka duhet me bë ne. Ne Zot shtëpie e kemi kryeministrin tonë, ne jemi qytetarë të Kosovës dhe jemi punëtorë të Ferronikelit, një kompani e privatizume.’’, shtoi Nikaj.

Tutje Nikaj ka theksuar se Murati në mënyrë indirekte do të detyrohet të merret me punëtorët e Ferronikelit dhe se më mirë është që te merret sa më herët.

‘’Ai nuk ka nevojë me na dhënë neve pare. Ne po mundohemi mos me e ngarku buxhetin e Kosovës sepse ne jemi taksapagues të buxhetit, si punëtorë. E për punëtorët e Ferronikelit, deshti, s’deshti ministri Murati, ai ka me u ballafaqu me punëtorët e Ferronikelit se ata nuk mujt me vdek në rrugë’’, tha ai për Periskopin.

‘’Ministri Murati, drejtpërdrejt ndoshta nuk ka nevojë te merret me punëtorët e Ferronikelit, por indirekt s’ka qare pa u merr, se është çështja e ndërlidhur. Ma mirë është të merret më herët se më vonë.’’.

Nikaj si përfundim, paralajmëroi masa të reja nga sindikata karshi Qeverisë, qoftë përmes ndonjë proteste të radhës apo diçka të ngjashme.

‘’Ne presim që të reflektojë Qeveria dhe të sqarojmë e të dimë që a kemi gjasa që të merret qeveria me neve. Nëse nuk kemi, ne në kuadër të Ligjit masat do t’i marrim. Gjithçka që na lejohet kemi me ndërmarrë.’’, shtoi Nikaj.

Kujtojmë që mbi 1 mijë punëtorë të Ferronikelit kanë mbetur pa punë, pas krizës që ka kapluar këtë ndërmarrje. Si rezultat, punëtorët po kërkojnë mbështetje direkte nga Qeveria Kurti.

Protesta të ngjashme janë duke zhvilluar edhe Sindikata e Shëndetësisë së Kosovës, paralajmërim po bëjnë edhe mësimdhënësit, po ashtu edhe punëtorët e Administratës Publike./PERISKOPI/

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës