Mustafa Nano: Myslimanët duhet ta luftojnë ferexhenë

Mustafa Nano: Myslimanët duhet ta luftojnë ferexhenë

Në monologun e kësaj të premte në emisionin “Provokacija”, Mustafa Nano u ndal te ferexheja, një veshje që mbulon edhe fytyrën e grave. Për moderatorin kjo veshje duhet ndaluar në publik për një arsye. Sipas Nanos është e drejta e gjithkujt që në një mjedis publik të shohë në sy tjetrin. “Mua më ka qëlluar […]

“Mua më ka qëlluar të shoh ndonjëherë në rrugët e Tiranës gra të veshura me burka, dmth të mbuluara kokë e këmbë. Për ata që nuk e dinë, burka është ajo veshja që mbulon edhe fytyrën e grave. Por më duhet të them se në Tiranë, dhe në Shqipëri, burka nuk është shumë e përdorshme. Falë Zotit. Është më pak e përdorshme sesa në disa vende të Evropës. Dhe prandaj, në Perëndim kanë filluar ta ndalojnë përdorimin e saj. Të fundit që nxorën një ligj që ndalon përdorimin e burkës janë danezët. Dhe pati mes danezëve që dolën të protestonin kundër këtij ligji. Pati edhe danezë vendas, dua të them. Të majtë, feministë, etj që thoshin: Ky ligj është kundër të drejtave të njeriut. Me fjalë më konkrete, kundër të drejtave të grave për t’u veshur ashtu si ato duan”, thotë ai.

Sipas tij, evropianët që janë kundër ndalimit të ferexhesë, janë naivë.

“Mua, këta evropianë që janë kundër ndalimit të burkës, në rastin më të mirë më duken naivë, për të mos thënë leshko. Sepse i tillë duhet të jesh nëse beson se ka gra që zgjedhin vetë të mbulohen. Nuk ka gra që zgjedhin vetë të mbulohen me burkë. Ka gra që zgjedhin vetë të besojnë në Zot, ashtu siç ka edhe burra, por nuk ka gra që të zgjedhin vetë të mbulohen të tëra, duke lënë të hapur vetëm këtë pjesën para syve. Dhe nëse del ndonjë grua dhe më thotë mua se “po, unë e kam vendosur vetë të mbulohem me burkë”, përgjigja ime do ishte: Jo, je ti që i ke mbushur mendjen vetes se vendimi është i yti, por në të vërtetë vendimi është i trushpëlarësit tënd. Është si me një kamikaze, apo jo? Edhe një kamikaze kështu mendon, mendon se është ai vetë që vendos të hedhë në erë veten. Por ka ndonjë njeri që e beson këtë?”, shton ai.

Sipas tij, ferexheja do duhej ndaluar.

“Por edhe sikur të binim dakord se ka gra që vendosin vetë të mbulojnë fytyrën, ne prapëseprapë do duhej t’ua ndalonim këtyre grave të vishnin burka. Dhe jo në emër të mbrojtjes së laicitetit, siç kanë bërë francezët, dhe as në emër të mbrojtjes së dinjitetit të grave që mbulohen. Këto gra bën vaki që dinjitetin e tyre e masin me masën, në të cilën mbulohen, dhe në këtë kuptim është punë e tyre të mbulohen. Le të rrinë gjithë jetën të mbuluara, dhe kudo, edhe në shtrat nëse duan. Por jo në një mjedis publik, ku cenohet e drejta e njerëzve për të parë në fytyrë këdo që është pranë tyre. Mua më duket se e drejta për të parë në fytyrë këdo, në një mjedis publik, duhet të futet te të drejtat themelore të njeriut. Nuk është quajtur një e drejtë themelore deri më sot, por sipas meje do duhet të quhet. Dhe do duhej të formulohej në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, në stilin e formulimeve të bëra në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut: “Çdo njeri ka të drejtë t’i shohë fytyrën tjetrit në një mjedis publik”. Madje, sikur të varej nga unë, për ta bërë formulimin më të bujshëm, fjalën fytyrë do ta zëvendësoja me fjalën surrat: Çdo njeri ka të drejtë t’i shohë surratin tjetrit në një mjedis publik”.

Sipas Nanos, hapësira publike është menduar si hapësirë ku njerëzit shohin njëri-tjetrin. Për të, ferexheja është në listën e gjërave që ushqejnë islamofobinë.

“Qytetërimi perëndimor mund të përkufizohet në shumë mënyra, por një mënyrë do të ishte ta quanim qytetërimin e ekspozimit të fytyrave, e komunikimit sy më sy. Hapësira publike gjithashtu është menduar gjithnjë si një hapësirë, ku secili sheh secilin. Ndryshe, nuk do të quhej hapësirë publike. Një hapësirë ku lëvizin hije e maska nuk do mund të quhej publike. Dhe prandaj kjo është një arsye tjetër pse burka duhet ndaluar. Nëpër rrugë nuk duhen lejuar njerëz që ngjajnë si grabitës bankash apo që ngjajnë si kuti postare. Kështu i quajti Boris Johnsoni në një shkrim të tijin gratë që dalin të mbuluara me burka e me nikab. Dhe me të drejtë, sipas meje. Por një pjesë njerëzish në Britaninë e Madhe, mes tyre edhe kryeministrja May, e rrethuan me presion, dhe i kërkuan që t’i tërheqë këto cilësime, pasi janë fyese dhe nxisin islamofobi. Në fakt, është e kundërta. Në listën e gjërave që ushqejnë islamofobinë burka është në krye. Një grua me burka në rrugë nuk ka se si të të bëjë të mendosh mirë për Islamin. Prandaj, të parët duhet të jenë vetë myslimanët që duhet ta luftojnë burkën”, tha ai tutje.

Të ngjashme
Vdes në QKUK fëmija që ishte vetaksidentuar ditë më parë me trotinet elektrik

Vdes në QKUK fëmija që ishte vetaksidentuar ditë më parë me trotinet elektrik

Impianti i gazit amerikan mund të vendoset në Ferizaj, Qeveria ende pa qëndrim zyrtar

Impianti i gazit amerikan mund të vendoset në Ferizaj, Qeveria ende pa qëndrim zyrtar

Triumf i Japonisë, tjetër poshtërim për Tunizinë

Triumf i Japonisë, tjetër poshtërim për Tunizinë

Pas vitesh në listën e të zhdukurve, sot rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj

Pas vitesh në listën e të zhdukurve, sot rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj

27 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së

27 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së

Vance arrin në Zvicër për bisedimet SHBA-Iran

Vance arrin në Zvicër për bisedimet SHBA-Iran

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, vdes një 22-vjeçar-Policia jep detaje

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, vdes një 22-vjeçar-Policia jep detaje

Sot mot përvëlues, temperaturat deri në 32 gradë

Sot mot përvëlues, temperaturat deri në 32 gradë

Protestuesit në Tiranë ‘sfidojnë’ orët, i japin ‘‘afat’’ Ramës që gjatë ditës së nesërme të jap dorëheqje

Protestuesit në Tiranë ‘sfidojnë’ orët, i japin ‘‘afat’’ Ramës që gjatë ditës së nesërme të jap dorëheqje

Gjermania barazon rezultatin, falë dy zëvendësuesve

Gjermania barazon rezultatin, falë dy zëvendësuesve

NATO: Angazhimi ynë për Kosovën mbetet i palëkundur, aleatët presin rezultate konkrete nga dialogu

NATO: Angazhimi ynë për Kosovën mbetet i palëkundur, aleatët presin rezultate konkrete nga dialogu

Maliqi: Propozimi i Kurtit për gazifikimin e linjitit është improvizim dhe pretekst për të shmangur kërkesën konkrete amerikane

Maliqi: Propozimi i Kurtit për gazifikimin e linjitit është improvizim dhe pretekst për të shmangur kërkesën konkrete amerikane

Shokohet Gjermania, Bregu i Fildishtë kalon në epërsi me golin e Kessie

Shokohet Gjermania, Bregu i Fildishtë kalon në epërsi me golin e Kessie