Mustafa: ShBA na shpëtoi nga avanturat e Kurtit, Vjosa do ta disiplinojë Putinin se Biden e të tjerët nuk mundën

Mustafa: ShBA na shpëtoi nga avanturat e Kurtit, Vjosa do ta disiplinojë Putinin se Biden e të tjerët nuk mundën

Ish-kryeministri Isa Mustafa, në një intervistë të shkurtër për Periskopin, lidhur me zhvillimet e fundit – sidomos të këtyre dy ditëve – në vendin tonë, thotë se Qeveria Kurti nuk u dorëzua para trysnisë ndërkombëtare, por para Serbisë. Ai tregohet i ashpër në kritikë ndaj deklaratave të Presidentes Osmani dhënë BBC-së, për mesazhet ndaj Putinit. […]

Ish-kryeministri Isa Mustafa, në një intervistë të shkurtër për Periskopin, lidhur me zhvillimet e fundit – sidomos të këtyre dy ditëve – në vendin tonë, thotë se Qeveria Kurti nuk u dorëzua para trysnisë ndërkombëtare, por para Serbisë. Ai tregohet i ashpër në kritikë ndaj deklaratave të Presidentes Osmani dhënë BBC-së, për mesazhet ndaj Putinit. Thotë se ‘sigurisht se Vjosa do t’ia dalë ta disiplinojë Putinin, pasi Bideni dhe të tjerët nuk mundën’.

Intervista e plotë, përcjell Periskopi:

Periskopi: z.Mustafa, si e komentoni vendimin e Kurtit, që të shtyhet zbatimi i reciprocitetit për targa dhe dokumente deri më 1 shtator?

Isa Mustafa: Mirë që u përfill kërkesa e SHBA-së, por Qeveria u tregua avantureske. Krijoj një situatë që të dorëzohet para ultimatumeve të Serbisë.

Periskopi: Kjo kërkesë, në fakt, ishte e Ambasadës amerikane (faktorit ndërkombëtar) në vendin tonë. Ky po shihet si një ndryshim i madh i z.Kurti, marrë parasysh deklarimet e tij të mëhershme rreth asaj që quhet ‘trysnia ndërkombëtare’. Si e shihni ju këtë?

Isa Mustafa:  Do të ishte normale që këto veprime të konsultohen  në fazën përgatitore dhe të vendimmarrjes me ndërkombëtarët (SHBA, BE, NATO). Tani u dorëzuan, jo para trysnisë ndërkombëtare por para Serbisë. Kërkesa e ambasadorit amerikan e shpëtoi Kosovën nga pasojat e aventurierëve Kurti-Osmani. Se për parime s’ka çfar flitet; është si të flitet për borën e vjeme.

Periskopi: Presidentja Osmani në një intervistë të fundit për BBC-në, i ka dërguar një mesazh presidentit rus Vladimir Putin se ‘do të dështojë në përpjekjen për destabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor’. Si i vlerësoni këto mesazhe?

Isa Mustafa: sigurisht se Putini do të disiplinohet nga mesazhet e znj.Osmani, pasi nuk e disiplinoi Biden, Schulz, Johnson… Rajoni po destabilizohen e Vjosa po krehet (po e ndreq frizurën). Kosova nuk duhet të bie pre e provokimeve të Serbisë e me Putinin ka kush të merret.

Periskopi: Opozita në krejt këtë situatë, në sytë e z.Isa Mustafa?

Isa Mustafa: Deklarimet dhe qëndrimet duhet të jenë në dobi të vendit, edhe nëse ndonjëherë nuk rezultojnë me votën populliste. Kësaj radhe opozita ishte përkrahëse e popullizmit, sikurse edhe pozita. Frikësohej se të gjitha votat po i merr pozita. Dallimet që po mundohet ti nxjerr opozita pas ndërhyrjes amerikane janë të vonshme dhe jokorrekte.

Ndryshimi i targave është pjesë e marrëveshjes; s’ka të bëjë me reciprocitet. Konvertimi i lejtërnjoftimeve në letra është kopjim i veprimeve të këqija  dhe anakronike të Serbisë./Besarta Hoti/Periskopi/

Të ngjashme
Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës