Mustafa thotë se nuk përçahet LDK’ja pse nuk u zgjodhën në Kryesi Arben Gashi, Xhafer Tahiri e Driton Selmanaj

Mustafa thotë se nuk përçahet LDK’ja pse nuk u zgjodhën në Kryesi Arben Gashi, Xhafer Tahiri e Driton Selmanaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është deklaruar lidhur me mospërfshirjen e Arben Gashit, Xhafer Tahirit dhe Driton Selmanajt në Kryesinë e LDK’së. Ka thënë se LDK’ja nuk përçahet vetëm pse disa deputetë nuk janë propozuar në Kryesi. Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se “janë qytetarët, ata që vlerësojnë se […]

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se “janë qytetarët, ata që vlerësojnë se cilët janë njerëzit më të përgatitur e më të pakorruptuar, se kush mund t’i qojë në BE e kush ua kallë rrugën për BE, se kush ka dije ta zhvillojë ekonominë e kush ka prirje që ta shkatërrojë buxhetin”.

“Sa i përket Kryesisë, ajo ka një përbërje që siguron suksese”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të nderuar veprimtarë,

LDK është unike në vizionin e saj për të ardhmen. Për përqarjet trumbetojnë ata që synojnë të na dëmtojnë në procesin zgjedhor.

Nuk përqahet LDK-ja, në qoftë se, dy-tre (ish) deputetë nuk janë propozuar për Kryesi, kurse të njëjtit janë propozuar dhe janë zgjedhur në organin më të lartë të LDK-së, në Këshillin e Përgjithshëm. As në rastin se nga një degë është zgjedhur një e re, (Kryetare e Forumit të Gruas) e nuk është propozuar, kësaj radhe, Kryetari i Komunës.

Nuk i cilësoj të pavend pritjet e atyre që nuk janë zgjedhur në Kryesi, por i vlerësoj të pa vend dhe qëllimkëqia deri edhe te fjalori rrugaq i atyre që këtë e ciësojnë si punë të klaneve, komunistëve dhe të SHIK-ut. Të tillë janë ata që e thonë, jo LDK-ja. Të tillët bien e qohen me këto botëkuptime, si me dashurinë e pare.

Jam i vetëdijshëm për rrethin në të cilin jetojmë dhe se nga disa shpenzohen shuma të majme parashë të vjedhura për ta përqarë LDK-në, por unë nuk rri , nuk punoj dhe nuk shoqërohem me të tillët.

I shpërfilli!

Janë qytetarët, ata që vlerësojnë se cilët janë njerëzit më të përgatitur e më të pakorruptuar, se kush mund t’i qojë në BE e kush ua kallë rrugën për BE, se kush ka dije ta zhvillojë ekonominë e kush ka prirje që ta shkatërrojë buxhetin….

Sa i përket Kryesisë, ajo ka një përbërje që siguron suksese.

Kam besim në qytetarët tanë! IM

 

Të ngjashme
Hodhi armën sapo pa policinë, intervistohet një 40-vjeçar në Ferizaj

Hodhi armën sapo pa policinë, intervistohet një 40-vjeçar në Ferizaj

Kosova mes importit të shtrenjtë të rrymës dhe ofertës amerikane për gaz

Kosova mes importit të shtrenjtë të rrymës dhe ofertës amerikane për gaz

Pacientët presin deri në 6 muaj për operime në Kirurgjinë Abdominale

Pacientët presin deri në 6 muaj për operime në Kirurgjinë Abdominale

Romelu Lukaku mesazh tifozëve pas paraqitjeve zhgënjyese të Belgjikës në Botëror

Romelu Lukaku mesazh tifozëve pas paraqitjeve zhgënjyese të Belgjikës në Botëror

Arrestohet ish-pjesëtari i familjes ‘Gambino’, shqiptari John Alite

Arrestohet ish-pjesëtari i familjes ‘Gambino’, shqiptari John Alite

Këto janë dy vajzat kosovare që u aksidentuan për vdekje në Gjermani

Këto janë dy vajzat kosovare që u aksidentuan për vdekje në Gjermani

Moti sot, pasditja shoqërohet me reshje dhe bubullima

Moti sot, pasditja shoqërohet me reshje dhe bubullima

Portieri Beiranvand "hero" i Iranit, mbyllet baras ndeshja ndaj Belgjikës

Portieri Beiranvand "hero" i Iranit, mbyllet baras ndeshja ndaj Belgjikës

Vjedhja spektakolare në Muzeun e Luvrit: 3 minuta që zbuluan dështime serioze të sigurisë

Vjedhja spektakolare në Muzeun e Luvrit: 3 minuta që zbuluan dështime serioze të sigurisë

“Avash avash, të gjithë do të dalin”: Rama reagon pas deklaratës së organizatorit për grupe serbe dhe greke në protestë

“Avash avash, të gjithë do të dalin”: Rama reagon pas deklaratës së organizatorit për grupe serbe dhe greke në protestë

“Specialja s’e përjashton mundësinë e një shtyrjeje tjetër të vendimit për ish-krerët e UÇK-së”

“Specialja s’e përjashton mundësinë e një shtyrjeje tjetër të vendimit për ish-krerët e UÇK-së”

Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort